14 C
Tirana
Friday, August 14, 2020
No menu items!

EFSA/Sa ndikojnë pesticidet në vdekshmërinë e bletëve

EFSA ka përfunduar një analizë gjithëpërfshirëse të provave shkencore mbi vdekshmërinë e bletëve, si pjesë e shqyrtimit të udhëzimeve për vlerësimin e rreziqeve të bletëve nga pesticidet.

Raporti i botuar është i bazuar në mbledhjen sistematike të provave mbi shkallën e vdekshmërisë dhe përfshin tre grupet e bletëve, bletët e mjaltit, bletët gunga dhe bletët e vetmuara. Raporti synon të forcojë njohuritë ekzistuese duke adoptuar një qasje më sistematike sesa ishte përdorur më parë, dhe duke zgjeruar qëllimin e analizës përtej vdekshmërisë së bletëve të porsalindura.

Burimet kryesore të informacionit ishin një përmbledhje sistematike e literaturës dhe një studim i bletarëve nga disa vende të BE-së. Pas konsultimeve që përfshijnë menaxherët e rrezikut nga Shtetet Anëtare dhe Komisioni Evropian, grupi i punës i EFSA gjithashtu ka propozuar katër mënyra të mundshme për përcaktimin e qëllimeve specifike të mbrojtjes (SPG) që do të përdoren në shqyrtimin e udhëzimit. Menaxherët do të vendosin se cila metodë EFSA duhet të përdoret, d.m.th. se në  çfarë duhet të mbrohet dhe në çfarë mase. Për t’i ndihmuar ata, dokumenti ilustron metodën shkencore, si dhe avantazhet dhe kufizimet që lidhen me secilën qasje.

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

EFSA: Rreziqet në shëndet nga prania e glikalkaloideve në ushqime

EFSA ka vlerësuar rreziqet për shëndetin e njeriut dhe kafshëve në lidhje me praninë e glikalkaloideve në ushqime dhe...

Kinë, Koronavirus në mishin e pulës të ardhur nga Brazili. Virusi edhe në karkaleca deti ekuadorian. Ja nga se mund të ketë ardhur

Koronavirusi u gjet në mostrat e krahëve të pulave të ngrira në Kinë. Shpendët ishin importuar nga Brazili. Koronavirusi që shkakton Covid-19 u zbulua gjatë...

Në mbrojtje të fermerëve dhe zë kundër Ministrisë së Bujqësisë, eksperti Ervin Resuli nën presion dhe i kërcenuar?

Një status në Facebook, hedh dyshime se një nga ekspertët e bujqësisë dhe zëri që iu ka dalë në mbrojtje fermerëve gjatë gjithë kohës,...

Prokuroria Fier ka “harruar” dosjen e Harrilla Mile, 15 vite kryetar komune, që falsifikoi 455 ha toka të 10 fshatrave

“TUÇ MAKU” i GRECALLISË-FIER, HARRILLA MILE/ Me “akrobaci nderesh”, qëndroi 15 vite kryetar i Komunës Qendër, kohë kur nga familje me jetë minimale, u bë me...

Fermerët në skemën e kompensimit, do paguajnë TVSH-në për qarkullim vjetor mbi 10 mln lekë xhiro

Nga 1 janari 2021 fermerët, në skemën e kompensimit, do paguajnë TVSh për qarkullim vjetor mbi 10 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që...

More Articles Like This

- Advertisement -