Çeshtja e akulloreve të kontaminuara me Oksid Etilni e të ardhura edhe në Shqipëri në vitin 2021, që hapi jopak diskutime e shkaktoi po ashtu shumë panik, është audituar në vitin 2021 nga Kontrolli I Lartë i Shtetit. Ky i fundit ka gjetur 4 shkelje, sipas pretendimeve dhe audituesve të tij, ndersa për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit ato nuk qëndrojnë dhe e vërteta është ndryshe.
Qendra ALERT ka mundur të sigurojë shkëmbimin e komunikimeve mes AKU dhe KLSH, më saktë, një dokument, ku institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore, me anë të observacioneve, i kthen përgjigje institucionit auditues. Siç shihet qartë, AKU nuk ka qenë aspak dakord me gjetjet e KLSH dhe sipas saj, e vërteta për marrjen e masave në lidhje me akulloret është krejt ndryshe.
Ndërkohë, Qendra ALERT ka mundur të sigurojë dhe videot e ngarkimit të akulloreve në magazinat e dy kompanive importuese, “Royal” sh.p.k. dhe “Mega Distribution” sh.p.k, si dhe foto nga asgjësimi I tyre në Lanfillin e Sharrës.
©Qendra ALERT


