Menu

Eksperti Kristaq Berxholi: Përhapja e gripit të shpendëve, pse nuk rekomandohet vaksina?

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Kristaq Berxholi ekspert, ish-drejtor i IKV ka folur për influencën aviare, a mund të transmetohet tek njeriu dhe cilat janë masat që duhet të marrin autoritetet.

“Deri tani risqet që influenca aviare të transmetohet tek njeriu janë shumë të ulëta, pasi virusi ka ndryshuar strategjinë e tij. Kalimi i infeksionit nga shpendët tek njeriu është shumë i ngadaltë dhe deri tani rastet nuk paraqesin rrezikshmëri emergjente. Duhet të rritet maksimalisht vëmendja nga autoritetet. Në SHBA, presidenti Joe Biden përgëzoi ngritjen e një aktiviteti të gjerë mes Shërbimit Veterinar dhe atij human për të bërë planin dhe programin se si duhet të ndjekim problemin e gripit të shpendëve, si duhet t’i paraprijmë problemeve etj. Kjo gjë duhet bërë edhe në vendet e tjera, sidomos në Europë ku rreziku nuk është më i vogël se në SHBA. Si vend kemi lumenj, vijë të madhe bregdetare, klimë të pëlqyer për shpendët e egër dhe gjatë emigrimit një numër i lartë shpendësh vendosen në vendin tonë. Risku është në ato nivele që ka qenë, virusi ka fituar cilësi të reja duke u përhapur dhe në kafshë të tjera si në dhelpër dhe tregon se ky virus po merr përmasa të madha, ndaj justifikon masat që duhen marrë për mbrojtjen e njeriut. FDA ka deklaruar se ne nuk vaksinojmë shpendët derisa imuniteti të jetë 100%, qoftë dhe një shpend të jetë pa imunitet në stallë bëhet burim për përhapjen e infeksionit. Deri tani asnjë vaksinë nuk ka kaluar 50-60% të imunitetit, shpendët pas 56 javësh nuk reagojnë fare për imunitetin, duhet 4-5 ndërhyrje që të sigurosh imunitet për 60% të tufës. Kjo do të thotë kosto shumë e madhe, gjë që nu kia vlen që të ndërhysh. Vaksina nuk rekomandohet kundrejt influencës, për njerëzit është prodhuar vaksina dhe ka efikasitet të lartë për t’u mbrojtur”-tha Kristaq Berxholi.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts