Menu

Enë kuzhine plastike të markës “Mastërshef” të prodhuara në Kinë hiqen nga tregu

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka raportuar tërheqjen nga tregu të një grupi enësh kuzhine plastike të markës “Masterchef” të prodhuara në Kinë dhe të shitura nga zinxhiri Action. Arsyeja e treguar në njoftimin për tërheqje është “migrimi i aminës aromatike parësore përtej kufijve ligjorë”. Seti në fjalë përbëhet nga lugë, skamer dhe shpatull, me numër loti 2023-10207.

Pavarësisht datës 24.04.2024, Ministria e Shëndetësisë e publikoi dispozitën vetëm sot, më 20.05.2024, me gati një muaj vonesë.

Kompania Arovo BV importoi kompletin e enëve plastike të tërhequra nga Kina. Selia e kompanisë është e vendosur në Doblijn 26, Amsterdam, Holandë.

Si masë paraprake, Action rekomandon të mos përdorni grupin e enëve të kuzhinës me numrin e mësipërm të lotit. Konsumatorët që mund të kenë produktin mund ta kthejnë atë në çdo pikë shitje të zinxhirit, ku do të rimbursohet edhe pa paraqitur faturën, njofton Ilfattoalimentare.it

Megjithëse nuk ka një Alert zyrtar për Shqipërinë apo Kosovën, këto produkte mund të gjenden edhe në tregjet apo marketet e vendeve tona. Ndaj, konsumatorët duhet të tregojnë kujdes duke verifikyar numrin e lotit. E kujdesi duhet të jetë më i madh nga blerjet online apo nëpërmjet telemarketingut.

@Qendra ALERT – Dedikuar Konsumatorit

 

Related Posts