Menu

Fatjona Çinaj: Produktet e rrezikshme në treg dhe ndërgjegjësimi i konsumatorit

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Fatjona Çinaj drejtore e Mbikëqyrjes së Tregut në ISHMT ka folur për rreziqet e shumëllojshmërisë së produkteve në treg gjatë festave, kontrollet dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit.

“Rreziku për festa shtohet për shkak të shumëllojshmërisë së produkteve që vendosen në treg. Inspektoriati ka planifikuar shtuarjen e kontrollit në fundvit ndaj produkteve të tilla, si lodra, produktet elektrike, veçanërisht dritat e pemëve. Konsumatori duhet të kujdeset gjithmonë kur bën këto blerje të shfrenuara. Duhet të kontrollohet markimi CE i produkteve, pasi nuk është i vendosur kot dhe është i dedikuar për konsumatorin. Aty është hapi i parë për ta parë nëse është konform legjislacionit apo jo. Pjatat dekorative, Rapid alert,  homologe e Rapex, vijnë përmes AKU dhe ne bëjmë kontrollet e duhura. Edhe për tenxheret me presion që nuk përmbushin kriteret. Çështja e sigurisë së produkteve jo ushqimore është sfidë e gjithë Bashkimit Europian. Në momentin që ka alerte do të thotë jo që nuk kontrollohet tregu, por që fluksi i prodhimit dhe kërkesat e tregut, trendet e reja sjellin sfidë në kontrollin e tregut. Nuk mund të kontrollohet gjithçka, qoftë në dogana apo në Autoritetin e Mbikëqyrjes dhe është e nevojshme që konsumatori të bëjë edhe vet një kontroll të këtyre produkteve, të kontrollojë portalet si Rapex për produktet që janë në alert”-deklaroi Fatjona Çinaj.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts