Menu

Fermerët ankohen në “Alert”: Çmimet e prodhimeve tona rënie drastike, asnjë monitorim nga shteti

Disa fermerë shqiptarë kanë shprehur shqetësime në Qendrën Alert mbi kufizimet e tyre si pasojë e pandemisë së coronavirusit. Ata deklarojnë se janë të regjistruar me NIPT, por në aplikimet në E-Albania nuk na japin autorizim për lëvizje. Një tjetër shqetësim për ta është rënia drastike e çmimit të prodhimeve bujqësore, për të cilën shprehen se nëse vazhdon, fermerët do futen në krizë të thellë.

Ja disa prej mesazheve të fermerëve drejtuar në Qëndren Alert

Jam një fermer, po e marrin litrin e qumshtit me 30 lekë.

Jam një fermer nga Berati. Si ka mundësi që çmimet e perimeve  të prodhuara në serat tona pësojnë një renie drastike prej gati 70 lekë brenda 24 orëve? Shteti ynë nuk po i kontrollon tregun e prodhimeve tona. Nëse kjo situatë vazhdon në fermerët mund të pesojmë një krizë të pakalueshme.

Pershendetje. Për çfarë subvencionesh po flasim?! Ne nuk po na japin leje të lëvizim lirshëm. Ky është diskriminim.

Jam një fermer, i regjistruar  me NIPT  fermeri,   E- Albania  nuk e njeh  dhe asnjë  lloj leje  nuk mund të nxjerrësh.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts