14 C
Tirana
Sunday, September 27, 2020
No menu items!

Fermerët në skemën e kompensimit, do paguajnë TVSH-në për qarkullim vjetor mbi 10 mln lekë xhiro

Nga 1 janari 2021 fermerët, në skemën e kompensimit, do paguajnë TVSh për qarkullim vjetor mbi 10 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që ishte kufiri minimal deri tani.

Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare. Krahas rritjes së pragut të TVSH-së nga 2 në 10 milionë lekë për gjithë bizneset e vogla në vend, vendimi ka shfuqizuar pikën 3 të nenit 11 në të cilin thuhej se prodhuesit bujqësorë, për të cilët zbatohet regjimi i veçantë i skemës së kompensimit dhe që e zhvillojnë veprimtarinë ekonomike si fermerë individualë e kishin kufirin minimal të regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar 5 milionë lekë në vit.

Ervin Resuli ekspert i sektorit bujqësor nënvizon se vendimi është pozitiv, lehtëson fermerët dhe pritet të eliminojë NIPT-et e dubluara. “Vendimi i qeverisë është pozitiv, pasi iu jep hapësirë fermerëve të deklarojnë më shumë se 5 milionë lekë pa TVSH, por njëkohësisht heq edhe dublimet e nipteve brenda familjes. Një pjesë e mirë e fermerëve kanë nxjerrë 2 deri 3 NIPT-e brenda familjes për të shmangur detyrimet. Numri i fermave do të ulet. Nëse me kod fermeri janë 47 mijë ferma, me rritjen e pragut të xhiros deri në 10 milionë lekë në 6 muajt e ardhshëm numri i tyre do të bjerë, pasi shumë NIPT-e nuk do të jenë në punë dhe administrata tatimore do t’i nxjerrë jashtë sistemit”.

Resuli pohon se rritja e pragut të deklarimit të xhiros nuk do të nxisë formalizimin, pasi agropërpunuesit nuk kanë interes të blejnë produkte me 6% TVSH, kur te konsumatori e shesin me 20%. “Nëse do të marrim sektorin e qumështit, agropërpunuesit më shumë do të preferonin atë të Serbisë. Për arsye të pandemisë importi  i qumështit ka rënë, por nëse do të rritet qarkullimi, përpunuesit do t’i drejtohen tregut rajonal.”

Skema e përjashtimit të TVSH-së për fermerët me xhiro deri në 5 milionë lekë, nuk nxiti formalizimin, pasi për agropërpunuesit më e leverdishme ishte të blinin mallrat e tregut rajonal. “Shumë fabrika të qumështit dhe agropërpunuesit e fruta-perimeve nuk e justifikonin burimin e mallit të tyre, për këtë arsye në vitin 2014 nisi zbatimin marrëveshja mes Ministrisë të Bujqësisë, asaj të Financave dhe agropërpunuesve, ku të gjithë fermerët që do të blinin produkte në fabrikat e tyre, duhet të ishin të regjistruar me NIPT. Interesi ishte edhe i agropërpunuesve, pasi merrnin një produkt 20% nga tregu, e përpunonin dhe përsëri e shisnin te konsumatori me 20% TVSH. Në këto vite me nisjen e kësaj skema janë regjistruar rreth 47 mijë fermerë”.

Me Paketën paketën fiskale të miratuar në vitin 2019 rimbursimi i TVSh-së për fermerët e vegjël në shitje u bë 6% nga 20% që ishte vendosur në vitin 2014. Ndryshimi në skemën e kompensimit për fermerët, nuk nxiti formalizimin, pasi për agropërpunuesit më e leverdishme ishte të blinin lëndën e parë në vendet e rajonit. Agropërpunuesit iu drejtuan importit, pasi të njëjtin produkt, e merrnin me çmim të njëjtë me 20% TVSH, ndërkohë në vend marrin të njëjtin produkt, mbase edhe me çmim më të lirë, por me 6% TVSH. “Po t’i konvertosh më e leverdishme është ta marrësh 53 lekë në Serbi, sesa 47 lekë në Shqipëri. Kjo solli që shumica e bizneseve agropërpunuese të cilat ishin të pajisura me NIPT, të shesin në të zezë.”

Vendimi gjithashtu përcakton se prodhuesit bujqësorë, për të cilët zbatohet regjimi i veçantë i skemës së kompensimit të fermerëve, por që e zhvillojnë veprimtarinë ekonomike në kuadrin e një sipërmarrjeje bujqësore të organizuar si shoqëri e bashkëpunimit bujqësor (SHBB), do të përjashtoheshin nga aplikimi i kufirit 10 milionë lekë, për regjimin e veçantë të skemës së kompensimit, me kushtin që kjo SHBB të kryente vetëm veprimtari të shitjes së produkteve bujqësore të anëtarëve të saj te tatimpagues që nuk ishin pjesë e skemës së kompensimit. Në këtë rast, blerësi, person i tatueshëm, lëshonte faturë tatimore vetëm për shitësin, shoqëri e bashkëpunimit bujqësor, ndërsa kjo e fundit nuk lëshonte faturë tatimore, sipas parimeve të kësaj skeme për fermerët anëtarë të SHBB-së. Nëse shoqëria e bashkëpunimit bujqësor, krahas shitjeve në kuadrin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të fermerëve, kryente edhe veprimtari të tjera, regjistrohej në skemën normale të aplikimit të TVSH-së.

Sipas të njëjtit vendim, u rrit pragu i TVSH-së edhe për profesionet e lira, në 10 milionë lekë qarkullim vjetor, duke e njehsuar me gjithë subjektet e tjera, në fuqi nga 1 janari. Aktualisht profesionet e lira paguanin TVSH që nga zero. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Coronavirusi, specialisti Erion Dasho: Strukturat e shëndetësisë kanë dështuar

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho deklaroi...

Covid-19, eksperti Koja: Testet që kemi ne i përdor e gjithë Europa

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe eksperti i Shëndetit Publik Gjergji Koja deklaroi se kitet që...

Specialisti Erion Dasho: Skandali në Shqipëri, s’dihet prejardhja dhe marka e kiteve

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për situatën e Covid-19,...

Siguria e testeve, eksperti Gjergji Koja: Kitet në ISHP janë kontrolluar dhe certifikuar

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe eksperti i Shëndetit Publik Gjergji Koja ka folur për cilësinë...

Coronavirus, fakte shpresëdhënëse për femijet dhe shkollat

Transmetimi i dobët i virusit midis fëmijëve sipas vëzhgimeve të fundit shkencore, nxjerr në pah riskun e ulët tek të vegjlit. "Fëmijët e vegjël janë...

More Articles Like This

- Advertisement -