Menu

Filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani, në takimin e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani

Filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani mori pjesë në takimin e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani. Ata patën mundësi të shkëmbenin përvojat dhe arritjet e tyre si specialistë që kanë bërë emër nëpër klinikat gjermane. Destani shkruan në Facebook se bashkëkombësit tanë krahas ndërmarrjes ekonomike në Gjermani e më gjerë kanë bërë emër nderi edhe në shkencat elitare siç është mjekësia.

Statusi i plotë i Lazim Destanit në FB:

“Krenaria dhe çastet e kënaqësisë që sjellin ngjarjet si ajo mbrëmë në Dyzeldorf janë të rralla. Në Klubin Ekonomik të Dyzeldorfit dje pata nderin të jem nikoqir i një pjese të trurit elitar shqiptar në Gjermani e më gjerë. Këtu Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani mbajti takimin e vet të radhës ku morën pjesë mbi 200 mjekë, stomatologë dhe fizioterapistë shqiptarë të punësuar nëpër qendra spitalore në qytete të ndryshme të Gjermanisë.
Përmes ligjëratave dhe diskutimeve ata shkëmbyen përvojat dhe arritjet e tyre si specialistë që kanë bërë emër nëpër klinikat gjermane. Profesionalizmi i tyre i dha këtij tubimi karakter të lartë shkencor dhe nderoi gjithë të pranishmit. U ndjeva i nderuar që disa prej tyre pata mundësinë t’i takoj personalisht e të zhvilloj biseda shumë miqësore me ta.
Krenaria është akoma më e madhe kur i shikojmë bashkëkombësit tanë që, krahas ndërmarrësisë ekonomike, në Gjermani e më gjerë kanë bërë emër nderi edhe në shkencat elitare siç është mjekësia”.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts