Menu

Filantropi Lazim Destani në Konferencën Ndëkombëtarë të Mjekëve shqiptarë: Mbështetje me çdo kush për Ju, jeni heronjtë tanë, imazhi i shqiptarisë – Foto/Video

“Ishte kënaqësi përshëndetja që i bëra Konferencës Ndërkombëtare multi-disiplinare që erdhi si rezulatat i bashkëpunimit të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo konferencë virtuale për tri ditë rresht, i bëri bashkë mjekët shqiptarë nga e gjithë bota. Uroj që puna e mjekëve shqiptarë anembanë botës të jetë në shërbim të avancimit të mjekësisë, si dhe rritjes së imazhit pozitiv për kombin tonë. Kështu shprehet filantropi e biznesmeni i njohur Lazim Destani, pas perfundimit të Konferencës Mjekësore Ndërkombëtare multi-disiplinare, një bashkëpunim i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani me ACMS (Albanian Committee of Medical Students) dhe Shoqatën Mjekësore Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar u zhvillua për tri ditë rresht me referues dhe të ftuar nga e gjithë bota.

Pjesë e këtij paneli ishte edhe Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës, Lazim Destani, njëkohësisht Kryetar i Bordit të gjigandit ECOLOG INTERNATIONAL, i cili falenderoi mjekët për kontributin e tyre të vyer në luftën me COVID-19.

“E përgëzoj Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani si dhe Komitetin e Studentëve Shqiptarë të Mjekësisë, për kontributin shembullor në organizimin e kësaj konference mjekësore ndërkombëtare. Me këtë rast, do të doja t’i them dy fjalë për të gjithë ju mjekët shqiptarë, në cilindo vend të botës ku punoni e veproni. Vitin 2020 e gjithë bota po e mbyll si një vit shumë të jashtëzakonshëm, që do të mbahet mend si viti i pandemisë së këtij shekulli, që po merr shumë jetë njerëzish dhe që e ka dëmtuar  shumë edhe ekonominë globale. Gjatë gjithë kësaj periudhe, të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, jeni ju mantelbardhët, që në përballje me këtë të keqe i keni shërbyer dhe po i shërbeni si mburojë njerëzimit. Tashmë botërisht është e ditur se, ju jeni në vijën e parë të frontit dhe ju jeni ata që në këtë vijë qëndroni aq sa e kërkon nevoja dhe jo sa thotë orari i punës! Prandaj, përkushtimi juaj, puna juaj e palodhshme si dhe kontributi juaj për shëndetësinë në trojet tona, na obligojnë gjithë ne të tjerëve t’jua japim mbështetjen e plotë, me të gjitha mënyrat e mundshme”, tha Z.Destani gjatë diskutimit në konferencë.

Lazim Destani është anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diapsorës Shqiptare. Gjatë gjithë kohës së pandemisë Covid-19, Z.Destani nuk ka reshur asnjë ditë duke mbështetur shqiptarët në trojet tona. Fillimisht me mijëra tableta për mësimin online u shpërndanë nga ai dhe Ecolog, më pas mijëra doza testesh për Covid. Ndërkaq, ai ka qenë i angazhuar dhe në komunikimet dhe aktivitetet e shoqatave dhe federatave të mjekëve shqiptarë në Gjermani apo Evropë.

Më poshtë, linku i Konferencës Ndërkombëtare Multi-disiplinare mes Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=200852874919515&ref=watch_permalink

Qendra ALERT / Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed