Menu

Politika anulon takimin e Këshillit Koordinues të Diasporës: S’do zhvillohet nga mospjesëmarrja e faktorëve politikë, mblidhemi në një periudhë më të përshtatshme

“Të mirat ia doni fshatit ju, por djemtë jo”. Kjo shprehje nga filmi “Zonja nga qyteti” i vjen përshtat politikës shqiptare pikërisht sot, e cila i mirëpret të mirat financiare, mbështetjet e mëdha, ndihmat, investimet apo lobimet në botë për çështje shqiptare të diasporës tonë. Por, kur është çështja e qoftë edhe një takimi “online” në Ditën Kombëtare të Diasporës Shqiptare, politika në shqipëri duket se është mospërfillëse, si dhe mosmirënjohëse. Për diasporën shqiptare, një nga kontribuesit më të mëdhenj në ekonominë e vendit tonë, por edhe të shteteve fqinje ku ka shqiptarë, politika jonë nuk bëhet bashkë as edhe një ditë të vetme. Megjithëse investimet e tyre i kërkon, apo ndihmat e herëpashershme, kur është fjala për t’u mbledhur në një datë të vetme si 18 Dhjetori, që është shpallur dhe Dita Kombëtare e Diapsorës, faktori politik në Shqipëri qëndron sërish i ndarë.

Njoftimi i KKD ne faqen zyrtare te Facebook

Kjo situatë e nxehtë politike, por edhe nënvlerësuese nga ana e saj për Diasporën Shqiptare, duket se kanë qenë shkaqet e anulimit të aktiviteteve në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës. Këshilli Koordinues i Diasporës kishte planifikuar që më 18 dhjetor, pra ditën e sotme, të zhvillonte një aktivitet, ashtu siç u zhvillua dhe vitin e kaluar. Por, kësaj radhe, takimi i diasporës dhe anëtarëve të KKD do të mbahej online. Këshilli Koordinues i Diasporës ka njoftuar se, ky aktivitet është anuluar për shkak të pamundësisë së marrjes pjesë të faktorëve politik.

“Këshilli Koordinues i Diasporës njofton se aktiviteti i planifikuar në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës më datë 18 dhjetor nuk do të zhvillohet për shkak të pamundësisë për pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve politikë.

Duke mbajtur në vëmendje misionin pajtues dhe bashkues, Këshilli Koordinues i Diasporës do të mblidhet në një periudhë më të përshtatshme për të gjithë”, thuhet në njoftimin zyrtar të KKD në faqen zyrtare të Facebook.

Qendra ALERT / Alert.al / G.S.

Related Posts