Menu

Grupimi ‘Për PD-në’, Harxhi: U mohua e drejta e votës; Ristani: PD është jashtë shtratit ligjor

Grupimi ‘Për PD-në’ ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar një sërë arsyesh se përse Lulzim Basha fitoi një mandat të tretë në krye të PD përmes një procesi me shkelje të mëdha. Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidatëve për kryetar të PD-së nënvizoi faktin se mijëra anëtarë të PD nuk u lejuan të votonin , ndërkohë që mijëra u përjashtuan nga listat fare.

“Në shumicën e qendrave të votimit është fotografinë e kryetarit aktual në mur. Kutitë e votimit nuk kanë pasur masa sigurie dhe as kode përkatës”, tha ndër të tjera Harxhi.

Ish-sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i Komisionit të Apelimit brenda PD-së, Arben Ristani duke folur për përjashtimin nga e drejta për të votuar e mbi 28 mijë anëtarëve të PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri, tha se procesi është absolutisht i pavlefshëm.

Kjo pasi sipas Ristanit anëtarë të cilëve u është mohuar e drejta për të votuar, nuk kanë mundësi ankimimit, kjo pasi gjykata brenda partisë që shqyrton ankesat ka vetëm kryetarin.

‘Kanë të drejtën kushtetuese që t’u jepet një vendim i arsyetuar se pse ty zotëri të mohohet e drejta për t’u zgjedhur çdo shkelje statutore i jep mundësinë çdo anëtari që të ankohen kundër shkeljes statutore. Është një komision që merr përsipër të gjykojë ankesat për shkeljet satutore. Është kompetencë e Gjykatës së partisë. Por çfarë ndodh, gjykata ka vetëm anëtari dhe nuk anëtarët. Nuk realizon dot shqyrtimin e ankimeve. Mohon të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur. Të heq të drejtën e ankimit, rrjedhimisht një proces që është në kufij të pavlefshmërisë absolute. Për mua është absolutisht i pavlefshëm.’- tha Ristani.

Ristani është shprehur sot se aktualisht PD është jashtë shtratit ligjor në vend pasi nuk ka zbatuar ligjin ‘Për partitë politike’ dhe nuk ka dorëzuar në gjykatë ndryshimet në statut.

“Pas një përpjekje të gjatë që PD të vendose në shtratin ligjor dhe statutor ne nuk ia kemi dalë. Duke qenë se PD nuk është vetëm aset i demokratëve por i të gjithë shqiptarëve kërkohet një vëmendje e madhe e të gjithë shoqërisë.  PD është jashtë shtratit ligjor sepse nuk ka dërguar në gjykatë ndryshimet statutore dhe ne duhet të përpiqemi që ta kthejmë patjetër në shtratin ligjor”, tha Ristani.

alert.al/

Related Posts