Menu

Humbën gjyqet në Kolegjin Zgjedhor, PD dhe LSI: Vazhdojmë betejën në Kushtetuese dhe Strasburg

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkësat e fundit të opozitarëve për përsëritjen e zgjedhjeve në Fier e Elbasan, duke përmbyllur shqyrtimin e të gjitha ankimimeve të PD e LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Sot është vulosur rezultati edhe për Fierin e Elbasanin, qarqe në të cilat PD kërkoi pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve. Kolegji i ka rrëzuar këto kërkesa duke i konsideruar pretendimet e tyre të pabazuara në prova dhe në ligj.

Tashmë Kolegji Zgjedhor, ka mbyllur përfundimisht ankimet e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ndërkohë PD deklaroi se beteja e saj për transparencën e procesit zgjedhor nuk do ndalet këtu, por do të vijojë në Gjykatën Kushtetuese dhe Strasburg.

Kujtojmë se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ankimuan rezultatin për 9 qarqe, fillimisht në KAS e më pas në Kolegj Zgjedhor.  Me përfundimin edhe të Fierit dhe Elbasanit i hapet rrugë certifikimit të rezultatit nga ana e KQZ për të vijuar në shtator me konstituimin e Kuvendit të ri.

Pas rrëzimit të Partisë Demokratike nga Kolegji Zgjedhor për ankimimet për zgjedhjet e 25 prillit, për qarkun e Fierit, ka reaguar edhe përfaqësuesi ligjor i kësaj partie Marash Logu. Logu thotë se betejës së tyre për zbardhjen e masakrës së 25 prillit do ti shkojnë deri në fund. Logu tha se do të përgatisin strategjinë ligjore që do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe në gjykatën e Strasburgut.

‘Këto vendime janë të paprecedent dhe në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor në Shqipëri. Ne e dimë se kush ka qenë prapa këtyre vendimeve. Ka shumë qytetar që na pyesin kush është i frikësuar nga masakra e 25 prillit, kush është dora e zezë që mbyll gojën e përgjigja është një dhe e vetme është Edi Rama. Ky është i interesuar për të shuar çdo hapësirë lirie. Ne do t’i shkojmë deri në fund, demokratët nuk dorëzohen dhe në do ta vazhdojmë deri në fund betejën për zbardhjen e masakrës së 25 prillit. Do përdorim çdo mjet do përgatisim strategjinë ligjore që do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe në gjykatën e Strasburgut.’- tha Logu.alert.al/

Related Posts