Menu

I zhvaste para ish-të dashurës dhe me dhunë i kërkonte të vazhdonin lidhjen, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj i-sh të dashurës. Po ashtu, sipas policisë, dyshohet se ai i ka kërkuar një shumë parash ish-të dashurës së tij, në mënyrë që të vazhdonin lidhjen.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas i ka kërkuar një shumë parash ish të dashurës së tij, në menyrë që të vazhdonin lidhjen”, thuhet në njoftimin e Policisë.

alert.al/

Related Posts