Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot ankimimet për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë. Mësohet se PD kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës. Kujtojmë se PD ka kërkuar që për zgjedhjet e 25 prillit të shpallet i pavlefshëm ky proces edhe për disa qarqe, ndërsa Kolegji ka rrëzuar ankimimet.
-Pas Beratit, Gjirokastrës dhe Korçës, qarku i më i rëndësishëm në vend ka mbyllur procesin e ankimeve pas zgjedhjeve të 25 prillit. Me refuzimin e kërkesës së PD për pavlefshmëri Kolegji Zgjedhor ‘vulosi’ sot edhe rezultatin e Qarkut Tiranë, që bëhet kështu i katërti nga 9 qarqe të ankimuara në Kolegj.
Gjithashtu më herët Kolegji Zgjedhor ka rrëzua kërkesën e PD për përjashtimin 7 gjyqtarëve, nga 8 që janë në total, nga procesi i shqyrtimit të padive për 25 prillin.
alert.al/


