Menu

Importuesit e mishit, letër urgjente Ministres së Bujqësisë, Kryeministrit dhe Ambasadores së SHBA: Marrëveshja Polici-Dogana shkeli ligjin dhe po cënon sigurinë ushqimore. Ja zgjidhja jonë dhe ç’duhet ndryshuar

Situata skandaloze qe po ndodh në Portin e Durrësit, ku po hapen në me të tij konteinerët me mish dhe produkte ushqimore, jashtë çdo kriteri të sigusë ushqimore, i ka detyruar importuesit e mishit që t’i drejtohen me një kërkesë autoriteteve më të larta, që të ndërhyjnë për ndryshimin e kësaj situatë.

Më 14 prill 2022, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave dhe ai i Policisë së Shtetit, firmosën marrëveshien e bashkëpunimit “Për miratimin e rregullave për bashkëpunim për kryerjen e procedurave dhe vlerësimeve të përbashkëta të autoriteteve policore e doganore”. Kjo ka bërë, që konteinerët, pasi kalontë të gjitha procedurat doganore, të hapen, me qëllim parandalimine tragikut të lëndëve narkotike. Por, në kushtet që ofron Porti i Durrësit, produktet, veçanërisht mish, nxirren nga konteineri e vendosen në ambiente të hapura, nën efektin e temperaturave e higjienës, ndërkohë që në shumë raste, edhe qenët antidrogë të policisë futen brenda tyre për të nuhatur. Në këto kushte, produktet që vijne të ngrira në -18 gradë e ndryshojnë atë, duke përbërë një cënim për sigurinë ushqimore.

Për këto arsye, shoqëritë A.M.G sh.p,  DEKON FRIGO sh.p.k, FIX PRO sh.pk, METAJ.CO sh.pk, MPI sh.pk dhe KOSMONTE FOODS TIRANA sh.pk, i janë drejtuar me një kërkesë për ndërhyrje urgjente Ministres së Bujqësisë, Znj.Frida Krifca. Njëherësh, për situatën kanë vënë në dijeni dhe Kryeministrin Rama, Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë dhe të Doganave, Drejtorin e Përgjithshëm të AKU, si dhe Ambasadoren e SHBA në Tiranë.

“‘Urgjente’, mbi kontrollin e kontenierëve me produkte ushqimore në ambjente që nuk plotësojnë kërkesat minimale të sigurisë ushqimore. Ne si shoqëri, drejtuese të kësaj kërkese, shprehim mbështetjen tonë të plotë dhe të pakushtëzuar në vijimin e punës së strukturave përkatëse. Por, me anë të kësaj kërkese, në lidhje me vijimin e punës së këtyre strukturave ligjzbatuese, gjithashtu përcjellim shqetësimin tonë mbi kontrollin e kontenierëve në ambjente që nuk plotësojnë kërkesat e sigurisë ushqimore. Për realizimin e proçesit të shkarkimit, kontrollit dhe ringarkimit të kontenierit duhen disa orë pune dhe produkti do të duhet të qëndrojë në temperaturë ambjenti, e cila rrezikon sigurinë ushqimore. Porti i Durrësit nuk ka infrastrukturë që plotëson kërkesat e legjislacionit në fuqi për realizimin e shkarkimit për kontroll, si për ruajtjen e temperaturës, shumë e rëndësishme për sigurinë ushqimore në rastin konkret, pore dhe nga ndotjet eventuale të tij”, thuhet  në kërkesën e importuesve të mishit. Sipas tyre, është cënuar siguria ushqimore, si dhe janë shkepur dispozitat ligjore për këtë çështje.

“a – Pika 2, e nenit 17, Ligji Nr.9863, datë 28.1.2008 “PËR USHQIMIN” i ndryshuar përcakton: Neni 17 “Kontrolli në doganë i ushqimeve të importuara”

Ngarkesa e ushqimeve, për të cilën ka dyshime, duhet të mbahet në ruajtje, brenda standardeve të lejuara, në magazinat doganore derisa të kryhen procedurat e përcaktimit të sigurisë së tyre dhe procedura doganore.

b – UrdhëriNr. 482 Datë 31.12.2007 “Për ushqimet me ngrirje të shpejtë për konsum njerëzor”

  1. Kjo Rregullore zbatohet për ushqimet me ngrirje të shpejtë të destinuara për përdorim njerëzor, që emërtohen si “ushqime me ngrirje të shpejtë”.
  2. Në këtë Rregullore termi i mëposhtëm ka këtë kuptim:

“Ushqime me ngrirje të shpejtë” do te thote ushqime:

(a) që kanë kaluar një proçes ngrirje e njohur si ’’ngrirje e shpejtë’, ’i cili zbatohet në paisje të përshtatshme në mënyrë të tillë që intervali i temperaturës së kristalizimit maksimal të kalojë sa mëshpejt të jetë e mundur dhe pa pasoja për produktin. Temperatura në të gjitha pikat e produktit (pas stabilizimit termik) mbahet vazhdimisht në nivelin -180C ose më e ulët.

(b) që tregtohen në mënyrë të tillë duke ruajtur cilësinë që ato zotërojnë.

  1. Temperatura e produkteve me ngrirje të shpejtë duhet të jetë e qëndrueshme dhe e kontrollueshme në të gjithapikat e produktit, në vlere -180C ose më e ulët, me luhatje të mundshme të shpejta jo më shumë se 30C gjatë transporti”, janë sipas importuesve, ligjet apo urdhërat që shkelen nga marrëveshja Polici-Dogana dhe mënyra se si po opertohet në Portin e Durrësit.

Në shkresën e dërguar ministres Krifca dhe institucioneve të tjera, shoqëritë importuese kanë dhënë dhe zgjidhjet e tyre. Sipas asaj çfarë thuhet në dokument, bizneset thonë se: Nisur nga sa më sipër, kontrolli i realizuar nga strukturat e sipërshënuara, nuk plotëson asnjë standard, sipas përcaktimeve të sipërcituara ligjore, duke rrezikuar ndjeshëm ngarkesat ushqimore dhe cënuar zinxhirin e sigurisë ushqimore, produkt i cili më pas do të tregtohet te kkonsumatori.

Bazuar në legjislacionin e sipërcituar, kërkojmë që shkarkimi i kontenierëve të realizohet në ambjent që plotëson kërkesat e sigurisë ushqimore.

Duke qenë se në dijeninë tonë, Porti i Durrësit nukplotëson këto standarde, ne propozojmë që këto kontrolle të realizohen pranë magazinave frigoriferike të shoqërive subjekte të kontrollit, të cilat garantojnë ambjente sipas standardeve të sigurisë ushqimore dhe higjenike, ose të ndërtohet një ambient frigoriferik në mjediset e Portit Durrës, në të cilin të realizohen kontrollet brënda normave dhe standardeve sanitare dhe higjenike.

Në vëmëndjen tuaj, gjithashtu, kërkojmë që pjesë e kontrolleve të bëhen edhe inspektorët e AKU, të caktuar në pikën kufitare të Portit Durrës, në mënyrë që të verifikojnë realizimin e procedurave sipas standarteve të sigurisë ushqimore dhe më pas të certifikojnë se kontrolli është realizuar sipas këtyre standarteve dhe se produkti ushqimor është i sigurtë për magazinim e më pas tregtim”.

Per te pare videon si kapen konteineret me mish ne Portin e Durresit, kliko ketu

 

Qendra ALERT – Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed