Menu

Ish-ministri i Bujqësisë Panariti në zonat e përmbytura: Të solidarizohemi me banorët

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti po vëzhgon nga afër zonat më problematike të Shqipërisë, të përmbytura si pasojë e reshjeve që vazhdojnë me intensitet të lartë, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të izoluar.

“Drejt Zadrimës në Lezhë për të inspektuar nga afër situatën e rënduar nga përmbytjet, duhet të jemi pranë banorëve për të përballuar këtë situatë të rëndë nga përmbytjet, nga reshjet që po vazhdojnë, ku pritet që sot të përkeqësohet. BBC tha se do jetë ditë e vështirë për Shqipërinë, nga reshjet me intensitet të lartë që parashikohet gjatë gjithë ditës, ndaj duhet të solidarizohemi me banorët, të jemi pranë tyre, për t’u ardhur në ndihmë që të përballojnë këtë situatë dramatike, të bëjmë të mundur zhbllokimin e nyjeve kulluese, që ujërat të tërhiqen dhe fushat e mbuluara me ujë të rikthehen në normalitet”-shprehet Panariti.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts