Menu

Itali, bonus deri në 20 mijë euro për çiftet që martohen në Kishë

Dita e dasmës është padyshim një nga ditët më të rëndësishme të një çifti. Por disa prej tyre nuk organizojnë një ceremoni për arsye të ndryshme. Trendit rënës të dasmave nuk i ka shpëtuar dot as Italia e cila që prej vitit 2020 ka regjistruar një rënie të ndjeshme. Por, disa anëtarë të partisë së krahut të djathtë  Lega kanë propozuar një bonus prej 20 000 eurosh për të gjithë ata që martohen në Kishë. Pas polemikave të para për këtë propozim ka mbërritur edhe reagimi i  deputetit Domenico Furgiuele, i cili shprehet se propozimi do të zbatohet për të gjitha martesat, pra dhe ato që kryhen në bashki.

Nga Pallati Chigi, ndërtesë ku qëndron kryeministri i vendit thuhet se kjo është një nismë parlamentare dhe jo e qeverisë.

Por, cilat çifte do të jenë ata që do të përfitojnë? Të gjitha ato çifte që janë nën moshën 35 vjeç, të ardhurat e të cilëve nuk i kalojnë 23.000 euro së bashku dhe jo më shumë se 11.500 euro për person.

Shpenzimet për dasmën duhet të kryhen në territorin e shtetit italian dhe së fundi, përfituesit e bonusit duhet të kenë të paktën dhjetë vjet nënshtetësi italiane.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed