Menu

Kosovë/Mbi 13 mijë barna pa afat në barnatoren e QKUK-së

Mbi 13 mijë barna me afat të skaduar janë grumbulluar në Barnatoren Qendrore të QKUK-së.

Drejtoresha Dardane Mehaj thotë se shumica e këto barna janë që nga periudha e pandemisë, e disa prej tyre edhe më herët.

“…Si ka ardhë të grumbullimi i stoqeve kryesisht kanë ardhë në keqplanifikime, eventualisht nga donacionet prej organizatave të huaja farmaceutike, mënyra se si janë pranu donacionet, afati i skadencës së atyre produkteve për shkak të procedurave derisa kanë mbrri në barnatore, ndoshta procedura kur është afirmu një donacion e deri kur ka mbrri ka qenë aq e gjatë saqë produkti ka ardhë me afat të skaduar ose shumë të shkurtër…”, tha Mehaj për rtv21.

“Ministria e Shëndetësisë është në proces të shpronësimit të parcelës për ndërtimin e Depos së barnave të MSh-së nga një prone publike e menaxhuar nga AKP, si dhe mbështetur në vlerësimin e investuar nga GIZ-i gjerman është hartuar Dokumenti Strategjik për Menaxhimin e Mbeturinave Mjekësore për të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor. Sa i përket barnave të pa asgjësuara, shumica e barnave janë të regjistruara në regjistrat si barna me afat të skaduar, sipas dispozitave ligjore në fuqi që nga viti 2017”, tha ajo.

Ambientalisti Luan Hasanaj, flet për rrezikun që mund ti kanoset natyrës, njerëzve  dhe kafshëve nga mbetjet medicinale, nëse ato nuk asgjësohen në mënyrë profesionale.Në barnatoren qendrore të QKUK-së deklaruan se procesi i asgjësimit konsiderohet të jetë i kushtueshëm.

Related Posts