Artan Ismalaja, 51-vjeçari që vrau me thikë të shoqen, Klarita Ismalaja është vënë në pranga. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, mësohet se Ismalaja është arrestuar në spital, aty ku dhe ndodhet i shtruar e po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi tentoi të vriste dhe veten.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Artan Ismalaj vrau gruan e tij, nënën e dy fëmijëve, Klarita Ismalaja. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në Bubq, në makinën e familjes ku po udhëtonte çifti. Ismalaja e qëlloi me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas tentoi të vriste dhe veten.
alert.al/


