Menu

Krimi ne familje

Krimi në Bubq/ Burri dyshonte për tradhti, kishin tre muaj që ziheshin

Artan Ismalaja, 51-vjeçari që masakroi me thikë gruan e tij, zihej shumë shpesh me viktimën, Klarita, për arsye xhelozie. Mësohet se në tre muajt e fundit, çifti Ismalaja ziheshin pas Artani mendonte se gruaja e tij, 45-vjeçare e tradhëtonte.

Përveç tradhëtisë, dyshja debatonin dhe për blerjen e një shtëpie. Konkretisht mësohet se Klarita Ismalaja i kishte kërkuar para të shoqit për të blerë një shtëpi të re për prindërit e saj në Bubq, në mënyrë që t’i largonte nga periferia e Fushë Krujës, ku dhe jetonin për momentin.

Dhe pikërisht dje, ditën kur ndodhi krimi, dyshja ishin nisur për të parë një shtëpi për prindërit e 45-vjeçares. Rrugës ata kanë debatuar për dyshimet për tradhëti që kishte autori dhe çështja ka agravuar. Artan Ismalaja futi makinën në oborrin e një stalle lopësh dhe e masakroi të shoqen. Më pas ai tentoi të vriste dhe veten.

Ishte roja i stallës së lopës ai që lajmëroi policinë pas skenës që pa në makinë dhe 51-vjeçari u dërgua në spital, ku u vu sot në pranga. Klarita Ismalaja la pas dy fëmijë, të dy djem.

alert.al/

 

Krimi në Bubq, arrestohet në spital Artan Ismalaja, vrau me thikë bashkëshorten

Artan Ismalaja, 51-vjeçari që vrau me thikë të shoqen, Klarita Ismalaja është vënë në pranga. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, mësohet se Ismalaja është arrestuar në spital, aty ku dhe ndodhet i shtruar e po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi tentoi të vriste dhe veten.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artan Ismalaj vrau gruan e tij, nënën e dy fëmijëve, Klarita Ismalaja. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në Bubq, në makinën e familjes ku po udhëtonte çifti. Ismalaja e qëlloi me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas tentoi të vriste dhe veten.

alert.al/