Menu

“Kriza Shëndetësore 2020″ a mjafton ky emër për këtë krizë?!

Nga Ardian Lekaj*

Po ecim në kohën e paparashikuar dhe të papritur, pikërisht kur mendja tërhiqej nga strategjia afatgjatë e BE-se 2050, për njëekonomi të gjelbër dhe inovative.

Duket si një histori e pabesueshme. Një shok i cili ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit, të menduarit apo të çdo sjellje. Çdo mendje mundohet të kërkojë të shohë, se çfarë do të ndodhë nesër.

Shëndeti i individit, është ushqimi i ekonomisë!

Ky duhet të jetë fokusi i kamerës së çdo vendi të globit sot.

Individin e shëndoshë dhe ekonominë e lidhin një sërë hallkash duke filluar nga të dhënat evidente, masat globale në shëndetësi, zhvillimet teknologjike, kërkimi dhe koordinimi ndërkombëtar, duke vijuar me të gjithë indikatorët formojnë mirëqenie për njerëz shëndetshëm, si punësimi, investimet, rritja ekonomike dhe tregu.

Shumë analistë i referohen krizës së vitit 2008, 12-vite më parë, por që kjo e sotmja, nuk është krize financiare, kjo është njësëmundje po prek trurin dhe zemrat e njerëzve.

Kjo krizë po nxjerr fare mirë në pah dobësitë e sistemit fiskal, shëndetësor dhe administrativ, që zor se do ta rikthejë atë çkakombet sot po humbasin për minimalisht një dekadë.

Po të shqyrtojmë këtë Botë të Re sot, me atë të nesërme pas kësaj katastrofe globale që po jetojmë me pasojat e COIVD-19, do të na duhetriorientohemi edhe pse me gjasa vështirësitë do të jenë jo të vogla, por që sigurisht do të kërkojmë dhe do të gjejmë ekuilibra rinj:

Në këtë periudhë kur njerëzit po humbasin arsyetimin, duket sikur po mësojmë si marrim frymë, sa afër duhet rrime njëri-tjetrin, si duhet të takohemi e të përshëndetemi. Është pikërisht një solidaritet nacional dhe një patriotizëm i ri brenda vendeve, të shpallur në gjendje lufte, por qëarmiku është i përbashkët dhe virtual.

Besimi tek autoritetet është rritur. Mjekët dhe nëpunësit e shëndetësisë, janë kthyer në heronj luftës. Ështëzvogëluar individualizmi dhe po hapet një dritare e re përndjesinë dhe përgjegjësinë familjare.
Reformat e reja po kthehen në një garë konkurueshmërie për kushte jete më suksesshme, studimet shkencore po marrin hov dhe impulse të reja konkrete.
Tregu i brendshëm po gjen vëmendjen e duhur. Po vihet nëpikëpyetje Globalizimi.
Ambientet e përbashkët as i parqet, kinematë, teatrot, muzeumet do të ridimesionohen.

Shërbimet fetare me siguri do të marrin nisma të reja.

Në trurin tonë çdo ndryshim për të ardhmen do tëperceptohet ndryshe dhe do të rritet uria për diversifikim tëideve apo proceseve.

Një jetë e re ka lindur për Botën On line, si botë më e shëndetshme tregtare, duke integruar edhe tregun e telemedikamenteve.

Sot ekonomia Botërore njeh disa forma krizash. Kriza në formën e germës “V”, ku ekonomia për shkaqe ndryshme natyrore bie në ritme shumë të shpejta-të menjëhershme, dhe shkakton dëme rigoroze, por që edhe pas rënies ka një ngritje po menjëhershme.

Kriza në formën e germës “U” e cila veçorinë dalluese, ka fazëne rritjes në ritmengadalta, pasi le dëme te pa korrigjueshmedhe shenja te thella sektoriale. Më e vështira është ajo kaformën e germës “L” ku ekonomia për një periudhë tëpapërcaktuar bie në një kolaps të plotë.

Ne sot ndodhemi në një fazë të ndërmjetme mes formës “V” dhe “U” kumet e pakorrigjueshme janë humbjet e jetëve çdo ditë, dhe gjurmët janë pikërisht kriza që do të pasojë ekonominëglobale.

Qeveritë në këto momente, po zhvillojnë një luftë në dy fronte dhe kjo nuk është fare e lehtë, në kushtet kur efikasiteti dhe efektiviteti i secilit nuk është në lirshmërinë e të përditshmes normale.

Nga njëra anë po luftohet për një unifikim mënyrës sjelljes publike në zbatime dhe të masave të rrepta, për të parandaluar përhapjen e virusit, çka nuk i referohet asnjë eksperience ngjashme në llojin e vet, nga ana tjetër rekordet ekonomikekërkojnë përgjegjshmëri shumë më tepër se një trajtim fiskal. Duket si një përpjekje individualiste, për arsyen se virusi i gjeti papërgatitur. Duket si një indiferentizëm ndaj kombeve, por në fakt asnjë nuk ka të garantuar vendin e vet.

Ekonomia është një fushë sa komplekse aq edhe e matshme. Skenarët duhet ti qëndrojnë mendjeve specialistëve për tudizenjuar dhe përshtatur më së miri, në kombinim meszgjidhjesh fiskale me ato politike, sociale dhe administrative. Aleatët do të lindin natyrshëm. Jam i bindur se rregullat e lojësdo të paraprijnë një botë të re, me zgjidhje alternative.

Por si sipërmarrës, nuk do të prisja askënd. Skenarin e çdondërmarrje do të duhej ta dizenjoja ashtu si krijova idenë për ta zhvilluar atë.

Kur situata ndryshon unë si ekonomist nuk bëj gjë tjetër veçse ipërshtatem dhe drejtoj mendimin duke u bazuar në nivelin e rrezikut.

Ndryshe nga mëdhenjtë, të vegjlit kanë nevojë për drejtim. Kanë nevojë për mbështetje. Kanë nevojë për të garantuarminimumin jetik. Ndaje dhe skenarët e specialisteve çdoqeverie, duhet të jenë në fokus.

Sistemi i sotëm financiar me sa po duket është po aq i dobët sa në 2008. Në mars të vitit 2009 u mblodh G20 nën mbikëqyrjen e Barack Obamës në Londër për të rregulluar sistemin Financiar.

r pak menduam se vendet e vjetra industrialiste, do të bashkëpunonin me lojtarët e rinj botërorë, si: Kina, India, Brazilidhe Rusia. Shumë rregullareja dhe të forta u menduan dhe u përfolën për sistemin e ri bankar. Por jo më shumë se 6 muaj pas krizës, pikërisht bankat u mbështetën dhe u mbrojtën më shumë, filluan operojnë me një arrogancë të re duke fshirë ngatavolina të gjitha rregullat e lojës u vendosën nga G20.

Sot bankat qendrore e çuan normën e interesit në 0 dhe poprodhojnë para extra për tregun. Ky nuk është shërim, përkundrazi është infektim akoma më i keq i tregut. Në këtëmënyrë po krijojnë një flluskë re që do ta rëndojë ekonominëakoma më keq në të ardhmen.

rastin e Shqipërisë, jemi në fazën e parë të luftës ku Qeveria me të gjitha format po përpiqet marrë n kontroll situatën përsa i përket virusit në mënyrë që minimalizojë situatat e dhimbshme.

Edi Rama deklaroi planin A me shtatë pika. Ai gjithashtupërmendi dhe planet B apo C që do ta ndjekin në vazhdimësi. Në këtë moment “shoku” psikologjik nuk lejon kuptoshasnjë plan. E vetmja gjë dëshiron të dëgjosh është, të dish se kur merr fund kjo tragjedi, kur do të fillosh prapë atë jetënormale ndoshta deri dje edhe e përbuzje.

Ajo çdokush kërkon sot është siguri për jetesën. Ndaj dhe sot më tepër se kurrë kërkohet një aleancë midis grupimeve ndryshme.

Me siguri më vonë do kemi kohë bëjmë analiza përmënyrën e administrimit të sotmes. Një proverb Etiopianethotë: Kur merimangat bashkohen janë gjendje lidhin edhenjë luan.

Në mbyllje të këtij shkrimi, nuk mund mos përmend median,si një rol i veçantë në të përditshmen e jetës së secilit nëkarantinë. Fuqiplotë dhe instrumenti i vetëm i zyrtarizuar kontrollon trurin e njerëzimit, ka uzurpuar kohën to.

Padyshim sot, kur televizioni dhe interneti janë miqtë tanë të mirë, kemi vendosur t’i kemi më afër se këdo tjetër duke na bërë ndihemi kudo dhe informuar për gjithçka.

Mos e humbni këtë besim që ju kemi dhënë, në këto ditë tëvështira. Bëhuni edhe ju psikologu i menaxhimit të kohësmënyrë efiçente gjatë karantinimit.

Më shumë se gjithçka, të arrijmë gëzojmë shëndet plotë përçdo qytetar.

*Autori është kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës
Qendra Alert / Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed