Kryeministri Edi Rama do të jetë në datën 23 Qershor në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut Shkup, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik.
Folësit kryesorë në Forumi Ekonomik të Shkupit, me titull: “Një agim i ri: hedhja e themeleve për stabilitetin dhe prosperitetin”, do të jenë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Po ashtu, sipas axhendës, në Forum do të ketë edhe një fjalë përshëndetëse nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Verhelyi.
Takimi do të përqendrohet tek zhvillimi ekonomik i rajonit dhe mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve. Po ashtu edhe procesi i integrimit europian, në mënyrë të veçantë nisja zyrtare e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pritet të jetë temë e diskutimeve në këtë Forum.


