Faqja e RASFF e Komisionit Evropian, ka njoftuar për produktin majonezë, të markës holandeze Machandel, prodhim I kompanisë Udea, se është hedhur në treg pa deklaruar saktë në etiketë përmbajtjen e alergenëve. Njoftimi fillimisht është bërë nga autoritetet holandeze të sigurisë ushqimore, më pas është shpërndarë nga sistemi RASFF. Sipas publikimit në faqen zyrtare, ky produkt është shpërndarë dhe në Shqipëri. Produkti i certifikuar “bio” siç e shikoni në foto, ka emrin Machandel, me numër loti 5002542 dhe me afatet e përdorimit, 1.4.2024 dhe 26.2.2024.
Nëse e konstatoni në markete, mos e merrni dhe nëse e keni blerë me të dhënate pësipërme, kthejeni tek shitësi juaj.
Burimi: https://webgate.ec.europa.eu/rasff-window/screen/notification/594231
https://www.udea.nl/nieuws/detail/belangrijke-veiligheidswaarschuwing-mayonaise-van-machandel
Qendra ALERT – DedikuarKonsumatorit





