Menu

Masat anti-Covid, Italia ‘mbyll’ kufirin me Shqipërinë, lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme

Situata e shifrave nga pandemia e Covid-19 ka bërë që Italia të marra masa shtesë kufizuese, të cilat prekin edhe Shqipërinë.

Në një vendim të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali mësohet se ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë për udhëtime jo esenciale. Pra, nga data 26 tetor askush nuk mund të udhëtojë më për turizëm apo për arsye që nuk janë të domosdoshme.

Shqipëria nuk është më në listën D të Italisë dhe kemi kaluar në listën E, duke e bërë më të vështirë udhëtimin mes dy vendeve. Ky vendim do të jetë dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Arsyet për të udhëtuar janë vetëm për punë, çështje shëndetësore, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës. Në këtë vendim të Italisë janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtimin e Kosovës.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts