Menu

Më e shtrenjtë se mishi, shteti ku qepa konsiderohet luks

Prej gati një muaji qepa duket se është kthyer në një artikull luksi në Filipine. Në fakt, rritja e çmimit që ka regjistruar është e tillë që tashmë e ka vendosur mbi mishin.

Për momentin, një kilogram qepë në Filipine kushton rreth 10.15 euro, ndërsa një pulë e tërë mund të blihet për vetëm 3.69 euro.

Çmimi i qepëve është më i lartë se paga minimale ditore në vend, e cila llogaritet rreth 8.30 euro. Për më tepër, ajo që mund të mos dini është se Filipinet janë një nga importuesit më të mëdhenj të qepëve në botë, duke konsumuar më shumë se sa prodhon.

Mund të jenë ushqimi kryesor për filipinasit, por janë të vështira për t’u ruajtur për shkak të kushteve të motit.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed