Menu

Mjekët të shqetësuar për sëmundjet vdekjeprurëse tek fëmijët

Sëmundjet respiratorë, Streptokoku A dhe gripi duket se kanë rikthyer shqetësimin e pediatrëve në mbarë botën, por edhe të prindërve, sidomos pas kalimit të mbylljes nga coronavirusi.

Në Britaninë e Madhe mjekët janë përballur me disa raste, kur fëmijë të prekur nga virusi i sistemit respirator, rezultojnë të prekur gjithashtu edhe nga gripi stinor, kombinim, që për shumë fëmijë e adoleshentë ka rezultuar fatale për jetën.

Një valë e tillë ishte e pranishme për pak kohë në pranverën dhe vjeshtën që kemi lënë pas, por mesa duket kemi një rikthim të viruseve, duke rritur rrezikun për fëmijët, raporton BBC.

Shumica e prindërve hezitojnë ti dërgojnë fëmijët e tyre për marrjen e ndihmës mjekësore, pasi mendojnë se nuk është e nevojshme për shkak të simptomave të lehta që janë: rrjedhje hundësh, rrufë dhe pak kohë. Por, në rast të një kombinimi të viruseve, situata bëhet menjëherë e rrezikshme, duke bërë që shumë fëmijë të sëmuren rëndë. Deri më tani, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Britaninë e Madhe nga shtatori deri më sot kanë ndërruar jetë 16 fëmijë, të prekur nga virusi i rrezikshëm i Streptokokut të tipit A.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts