Menu

Mori peng një biznesmenin dhe punonjësen nga Tirana, Apeli lë në burg Seit Manahasën e Peqinit

Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të lerë në fuqi masën e “arrestit në burg”, për Seit Manahasën njeriun e akuzuar nga prokuroria e Elbasanit, për veprën penale të Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të një biznesmeni të njohur në Tiranë dhe një femre që e shoqëronte atë.

Veç kësaj akuze, Manahasa ka mbetur në burg edhe për akuzën e “Marrëdhënies seksuale me të rritura” të mbetur në tentativë.Manahasa së bashku me një person tjetër i identifikuar si K.Manahasa, kanë tentuar t’i marin 20 mijë euro nëpërmjet një video shantazhuese biznesmenit G.M. Ndërsa ka tentuar të kryejë marëdhënie seksuale dhe me punëtoren e G.M, shtetasen F.D. Ngjarja është rregjistruar në 21 Maj 2021 në zonën e Peqinit, ku Manahasa dhe disa persona të tjerë kanë ndaluar dhe mbajtur peng, duke dhunuar e shantazhuar dy personat me inicialet G.M dhe F.D.

Related Posts