Menu

Nis nga Ksamili deri në Velipojë operacioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet

Ka nisur sot në vijën bregdetare aksioni i IKMT për shembjen e ndërtimeve të paligjshme.

Operacioni për shembjen e godinave pa leje ka nisur që prej mëngjesit të sotëm që nga Veriu, për të zbritur deri në Jug të vendit. Në total, janë 15 ndërtime që do prishen nga IKMT-ja në Velipojë. Po ashtu mësohet se në terren të pranishëm ndodhen zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, drejtori i policisë Shkodër, Niko Brahimaj dhe efektive policie bashkë me inspektorët e IKMT.

Ndërkohë, nga Ksamili, sipas portalit Sarandaweb, u raportua se edhe në këtë zonë ka nisur shembja e ndërtimeve pa leje. Raportohet se në Ksamil do të shemben 30 ndërtime pa leje.

Related Posts