Menu

“One Health”, Silva Bino: Përfshihen një sërë komponentësh për trajtimin e sëmundjeve

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Silva Bino Shefe në Institutin e Shëndetit Publik foli për “One Health”, ku përveç shëndetit të njeriu përfshihet edhe ai i kafshës, mjedisi dhe komponentët socialë.

Përqasja “Një Shëndet”, pra “One Health” do të thotë që nuk varet vetëm nga shëndeti i njeriut, por bashkëvepron me kafshët, me mjedisin, faktorët socialë. Ndaj për të trajtuar një sëmundje duhet të kesh një përqasje të integruar, në një shëndet. Në të bëjnë pjesë shëndeti i njeriut, kafshës, mjedisit dhe komponentët socialë. Sëmundja nuk lidhet vetëm me njeriu, duhet parë në këndvështrim të gjerë, pasi në bashkëveprim me kafshët, mjedisin arrin jo vetëm ta parandalosh sëmundjen më mirë, por edhe të shërosh më mire dhe të ulësh sëmundshmërinë, por edhe vdekshmërinë e sëmundjes. Në lidhje me shëndetin e kafshës lidhet me sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë edhe kostot e tjera ekonomike. Edhe në shëndetësi kemi kosto ekonomike për kostot e sëmundjes. Prej vitesh në shëndetësi, që në krijimet e bazave të mjekësisë moderne është thënë se përqasja duhet të jetë e integruar, të jetë më e gjerë. Më përpara u theksua në lidhje me komponentët shoqërorë, të cilët janë të lidhur me komponentë mjedisorë dhe me kalimin e kohës edhe me shëndetin e kafshëve. Pjesa më e madhe e sëmundjeve infektive vijnë nga kafshët, ndaj është një domosdoshmëri tjetër që e bën shumë të rëndësishme këtë përqasje, pasi duke e ndalur te kafshët e ndalon edhe kapërcimin e sëmundjes tek njerëzit apo duke vëzhguar dhe kontrolluar kap më herët sëmundjen te njerëzit dhe arrin ta parandalosh. Këto ditë diskutohet Traktati Ndërkombëtar mbi Pandemitë. Përqasja “One Health” do theksohet dhe do të bëhet pjesë e kësaj marrëveshje ndërkombëtare që do të jetë e lidhur me ligjin ndërkombëtar. Jemi në një kohë të rëndësishme në zbatimin e përqasjes “Një Shëndet”-deklaroi Silva Bino.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts