Menu

Operacioni Antimafia arreston drejtorin e zyrës së Punës në Kavajë, ja përse akuzohet

Katër bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët dhanë informacione duke ndihmuar autoritete shqiptare dhe ato italiane, kanë zbuluar trafikun ndërkombëtar të drogës, korrupsionit me detyrën dhe pastrimit të parave, ku si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, nga këta 10 persona të arrestuar më parë. IIirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Prokurori i Vlorës, Maksim Sota, ish-oficeri i policisë, Festim Lelaj, i proceduar më parë  për trafik narkotikësh si dhe Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës janë disa nga emrat e dalë deri më tani, ndërkohë që operacioni është në vijim.

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota, aktualisht është nën masën ‘arrest shtëpie’, gjithashtu edhe Ilirjan Balla. Saimir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, është akuzuar më parë për plagosjen e tre personave.

Arrestimet po kryhen në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe në Mal të Zi, ndërsa po ashtu është urdhëruar edhe konfiskimi i disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kapin vlerën e disa miliona eurosh.

Përveç fenomenit të korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, u zbardh i gjithë “zinxhiri i furnizimit” të drogës në lidhje me kultivimin, prodhimin, grumbullimin, magazinimin dhe dërgesën në brigjet e Puglias.

Ndërkohë bëhet me dije se në lidhje me këtë operacion, janë lëshuar urdhër-arreste edhe në Vlorë, por ende nuk ka më shumë detaje. Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.

Kush është Saimir Kurti

Saimir Kurti, drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, i cili u arrestua sot nga SPAK, rezulton i përfshirë në një plagosje me armë në vitin 2016. Asokohe Kurti nuk mbante asnjë post politik, ndërsa ngjarja ndodhi pas një sherri për në vend parkimi. Kurti plagosi me armë zjarri babë e bir, Eqrem dhe Erkid Kazazin, i cili ishte kryetar i Forumit Rinor të PD në atë kohë dhe një kalimtar të rastit. Ndërkohë, Kurti ka mbajtur postin e drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë edhe në vitin 2014, por u dorëhoq pas akuzave të PD se ai kishte ishte një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e kontrabandës, për t’u emëruar sërish më pas në këtë detyrë.

alert.al/

Related Posts