Menu

antidroga

Teliti: Mbyllja rrjeteve nuk duhet parë si cenim i privatësisë, teknologjia ka shkuar përtej

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Ersida Teliti, Drejtoreshë Qendra Konsumatori Shqiptar tha se mbyllja e këtyre rrjeteve nuk duhet parë si cenim i privatësisë, sepse teknologjia është duke shkuar përtej asaj që është krijuar.

Teliti: Unë kam vetë një djalë në moshën e djalit të vrarë që e ka përjetuar këtë tragjedi. Kjo është një situatë që ehte prezente e cila nuk kërkon dhe nuk jepet zgjedhje me mbylljen e rrjeteve sociale.

Këto janë rrjetet sociale që janë duke u përdorur nga persona për të arritur objektivat e tyre dhe për të dhënë modele jo cilësore dhe të mira. Mbyllja e këtyre rrjeteve në gjykimin personel nuk duhet parë si cenim i privatësisë, sepse teknologjia ehte duke shkuar përtej asaj që është krijuar.

 

Operacioni Antimafia arreston drejtorin e zyrës së Punës në Kavajë, ja përse akuzohet

Katër bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët dhanë informacione duke ndihmuar autoritete shqiptare dhe ato italiane, kanë zbuluar trafikun ndërkombëtar të drogës, korrupsionit me detyrën dhe pastrimit të parave, ku si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, nga këta 10 persona të arrestuar më parë. IIirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Prokurori i Vlorës, Maksim Sota, ish-oficeri i policisë, Festim Lelaj, i proceduar më parë  për trafik narkotikësh si dhe Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës janë disa nga emrat e dalë deri më tani, ndërkohë që operacioni është në vijim.

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota, aktualisht është nën masën ‘arrest shtëpie’, gjithashtu edhe Ilirjan Balla. Saimir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, është akuzuar më parë për plagosjen e tre personave.

Arrestimet po kryhen në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe në Mal të Zi, ndërsa po ashtu është urdhëruar edhe konfiskimi i disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kapin vlerën e disa miliona eurosh.

Përveç fenomenit të korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, u zbardh i gjithë “zinxhiri i furnizimit” të drogës në lidhje me kultivimin, prodhimin, grumbullimin, magazinimin dhe dërgesën në brigjet e Puglias.

Ndërkohë bëhet me dije se në lidhje me këtë operacion, janë lëshuar urdhër-arreste edhe në Vlorë, por ende nuk ka më shumë detaje. Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.

Kush është Saimir Kurti

Saimir Kurti, drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, i cili u arrestua sot nga SPAK, rezulton i përfshirë në një plagosje me armë në vitin 2016. Asokohe Kurti nuk mbante asnjë post politik, ndërsa ngjarja ndodhi pas një sherri për në vend parkimi. Kurti plagosi me armë zjarri babë e bir, Eqrem dhe Erkid Kazazin, i cili ishte kryetar i Forumit Rinor të PD në atë kohë dhe një kalimtar të rastit. Ndërkohë, Kurti ka mbajtur postin e drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë edhe në vitin 2014, por u dorëhoq pas akuzave të PD se ai kishte ishte një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e kontrabandës, për t’u emëruar sërish më pas në këtë detyrë.

alert.al/

(VIDEO) Dalin pamjet, operacioni ku merr pjesë SPAK, drejtohet nga Haga, në pranga edhe policë e prokurorë

Një operacion i madh që lidhet me luftën kundër drogës, korrupsionit dhe pastrimit të parave është koordinuar nga sektori i Antimafias në Itali dhe është shtrisë në disa shtete, mes tyre dhe Shqipëria, shkruan newsbomb.al. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, operacioni është koduar në shqip, “Shpirti”.

38 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokurori i Antimafias në Itali dhe kreu i SPAK Arben Kraja në Shqipëri janë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Pritet që në orën 10.30, zyrtarët më të lartë të dalin në një konferencë.

Në të, do të marrë pjesë nga Prokurori Kombëtar i Antimafias Federico Cafiero De Raho, Prokurori Special i Anti-Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës, Arben Kraja, Filippo Spiezia i Eurojust, prokurori i përkohshëm i Barit Roberto Rossi dhe Giuseppe Gatti i Drejtorisë Kombëtare Anti-Mafia, si dhe Drejtori i Dia Maurizio Vallone dhe Drejtori i Policisë Shqiptare Ardi Veliu.

Operacioni është koordinuar nga selia e Eurojust në Hagë, Holandë. Gjithashtu, bëhet me dije se autoritetet e drejtësisë kanë lëshuar disa urdhra për sekuestrimin e miliona eurove që janë investuar nga të arrestuarit në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Gjatë hetimeve, që kanë nisur në vitet 2018 dhe 2020 mbi trafikun e drogës nga Shqipëria në Pulia, fenomenet e korrupsionit u rindërtuan, gjithashtu falë deklaratave nga katër bashkëpunëtorë të drejtësisë, u zbulua abuzimi me detyrën dhe rindërtimi i gjithë “zinxhirit të furnizimit” të drogës: nga kultivimi te prodhimi, grumbullimi, magazinimi dhe dërgimi në brigjet e Pulias në bordin e gomoneve.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, arrestimet janë kryer për disa episode që kanë të bëjnë me trafikun e drogës nga brigjet shqiptare, drejt Pulias në Itali. alert.al/

(Video) Aksioni antidrogë tek "Parku" përfundon me kapjen e "cironkave", 12 shpërndarës në pranga

Një aksion i madh anti-droge është zhvilluar nga policia e Tiranës, ku kanë rënë në pranga 12 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia ka marrë informacion nga banorët e zonës së ish-Parkut të cilat janë ankuar për tregtimin e lëndëve narkotike në këtë zonë.

Pas një viti hetimesh të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në provat e grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit ndaj shtetasve:

Deivid Shuaipi, 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; Farjon Palushi, 27 vjeç, Jurgen Halitaj, 19 vjeç, Ismail Gurra, 26 vjeç, Denard Buci, 20 vjeç, Josif Ceka, 20 vjeç, Oltion Doku, 19 vjeç, F. S., 17 vjeç, L. D., 17 vjeç, Fabian Pitani, 22 vjeç dhe Doris Murati, 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; A. Ll., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Po në kuadër të procedimit penal janë shpallur në kërkim shtetasit:

Arnaldo Çiçaj, 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; Ergest Mema, 22 vjeç, Frenkli Sorra, 25 vjeç dhe Aleksandro Maliqaj, 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; Frenkli Sorra, 27 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”; R. D., 21 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim krimi”.

Këta shtetas merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike  në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet pas një hetimi njëvjeçar, operacioni policor “Parku”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në DPPSH, nën drejtimin e Prokurorisë.

Vihen në pranga 12 persona dhe shpallen në kërkim 6 persona të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, mbi bazën e ankesave të banorëve të zonës së ish-parkut, të cilët shprehnin shqetësimin se ushtrohej aktivitet kriminal në tregtimin e lëndëve narkotike në këtë zonë, me marrjen e informacionit nga strukturat e Hetimit të Komisariatit Policisë Nr. 2 Tiranë, është organizuar puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtare  kriminale dhe në bashkëpunim me Prokurorinë është regjistruar procedimin penal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Pas një viti hetimesh të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në provat e grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit ndaj shtetasve:

D. Sh., 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; F. P., 27 vjeç, J. H., 19 vjeç, I. G., 26 vjeç, D. B., 20 vjeç, J. C., 20 vjeç, O. D., 19 vjeç, F. S., 17 vjeç, L. D., 17 vjeç, F. P., 22 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; A. Ll., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Po në kuadër të procedimit penal janë shpallur në kërkim shtetasit:

A. Ç., 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; E. M., 22 vjeç, R. P., 25 vjeç dhe A. M., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; F. S., 27 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”; R. D., 21 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim krimi”.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit D. Sh. (i ndaluar) dhe A. Ç. (i shpallur në kërkim), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.04.2021, në rrugën “Ndre Mjeda”, i kanë djegur 2 automjete shtetasit Sh. K.

Gjithashtu, po në kuadër të këtij procedimi penal, më datë 16.02.2021 është finalizuar operacioni “KONTAKT”, si rezultat i të cilit janë arrestuar 3 shtetas: D. H., A. B. dhe I. P., ndërsa më datë 03.08.2020 është arrestuar shtetasi M. B.

Si rezultat i hetimeve të kryera përgjatë një viti, duke përdorur edhe dronë për vëzhgimin e këtyre  personave, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të 22 shtetasve.

Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Këta shtetas e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

alert.al/

Antidroga zbarkon përsëri në Krujë e Nikël, dyshohet për 50 vatra të mbjella me kanabis

Blindohet nga policia zona e Niklës dhe zonat përreth e Krujës.6 makina policie e dhjetëra policë të ardhur nga Durrësi në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Krujës, po vijojnë kontrollet në zonën e Niklës dhe zonat përreth Krujës. Sipas informacioneve jo zyrtare janë akoma edhe 40 deri në 50 vatra të mbjella me bimë narkotike në ketë zonë. Vetëm pak ditë më parë në këtë zonë u arrestuan 16 persona të cilët u kapën me bimë narkotike.

Pak ditë më parë,  aksioni anti-kanabis është zhvilluar në Lezhë, ku u asgjësuan 4 mijë rrënjë kanabis por që nuk pati të arrestuar. Po ashtu para disa ditësh një tjetër megaoperacion u zhvillua në Krujë dhe Fushë-Krujë.

Në përfundim, sipas vendimit te Gjykates, vetëm 8 nga 16 të arrestuarit mbetën në qeli, ndërsa të tjerët do të hetohen të lirë. 24 persona të tjerë mbeten ende në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të Krujës.

Ndërkohë operacionet anti kanabis të policisë së Shtetit janë shtrirë në disa zona të vendit, ku në Mirditë janë asgjësuar mbi 4 mijë rrënjë bimë narkotike, ndërsa tre parcela të me 250 rrënjë kanabis janë zbuluar në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës.

alert.al/

Zhdukja e shefit të Antidrogës së Ulqinit, mediat malazeze: Mund të jetë arratisur

Version i ri për zhdukjen e shefit shqiptar të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin. Rudolf Dofi Elezović, mund të jetë fshehur vetë për t’i shpëtuar ndjekjes penale për një dosje të hapur. Prej 7 ditësh, Elezoviç rezulton i zhdukur. Hetuesit dyshojnë se ish-shefi i Departamentit të Sigurisë së Ulqinit, Rudollf Elezovic, është larguar nga vendi pasi kishte frikë se do të arrestohej pas seancës që ishte planifikuar që të mbahej për të. Për herë të fundit oficeri i zhdukur është parë në kufi me Shqipërinë.

Mediat e huaja raportojnë se Elezoviç kishte lidhje me një grup trafikantësh dhe lidhja e tij me grupet kriminale ishte zbuluar nga prokuroria malazeze. Bëhet me dije se Elezovic është i përfshirë në trafikun e drogës prej 1.5 ton marijuanë, të cilët u kapën pak kohë më parë në kuadër të operacionit “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona.

Një nga të arrestuarit është shprehur se Elezović për çdo kilogramë të lëndës narkotike të trafikuar merrte përqindje të cilën me pas e ndante me kolegët. Gjithashtu mësohet se ai është gjallë, por që nuk janë dhënë më shumë detaje për shkak të hetimeve. Rudolf Dofi Elezović bashkëpunonte dhe me Policinë Shqiptare për të goditur trafikun në të dyja anët e kufirit, raporton. Së fundmi ai punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në kufirin me Malin e Zi.

alert.al/

Operacioni antidrogë/ Jepet masa e sigurisë për 13 të arrestuarit në Krujë: 6 lihen në burg dhe 5 në shtëpi

Gjykata e Krujës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë për 13 persona, të cilët u arrestuan pak ditë më parë gjatë një operacioni anti-kanabis në zonën e Niklës, ku edhe u zbulua një sasi e konsiderueshme droge.

Për 6 nga personat e ndaluar u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për 5 të tjerë “arrest shtëpie”, si dhe ‘detyrim paraqitje’ për 2 persona.

Mësohet se për 3 persona të tjerë të arrestuar, do të  caktohet masa e sigurisë ditën e nesërme, ndërkohë vijon operacioni për kapjen e 22 personave të tjerë të përfshirë në kultivimin e drogës.

Masat e sigurisë për personat e ndaluar:

Fetije Kullaj, arrest me burg

Erion Deliu, arrest me burg

Musait Vathi, arrest shtepie

Dashamire Deliu, arrest shtepie

Sokol Kullaj, arrest shtepie

Refik Deliu, arrest shtepie

Ferid Kullaj, arrest me burg

Dashamir Kullaj, arrest me burg

Erlind Almeta, arrest me burg

Xhavid Kullaj, arrest shtepie

Indrit Kullaj, arrest me burg

Ervin Perlica, detyrim paraqitje

Flamur Halili, detyrim paraqitje

alert.al/