Menu

Operacioni/ Festim Lelaj për të shpëtuar u hodh nga kati i dytë, pësoi dëmtime dhe u arrestua

Festim Lelaj ka tentuar të dhurojë një skenë si nëpër filma teksa ishte në shënjestër nga Policia për t’u arrestuar si pjesë e operacionit ndërkombëtar ”Shpirti”.Policia i rrethoi pallatin ku banonte në Vlorë, por ai është hedhur nga kati i dytë për të shpëtuar nga Policia Kriminale.

Në fund ai pësoi dëmtime dhe u arrestua. Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit ka qenë që në 2017 i skeduar për trafikun e 2.5 ton drogë nga Durrësi në Ankona. Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Më 2017 ai ka qenë i përfshirë në traifkun e 2.5 ton drogë nga Ankona në Durrës dhe madje atëhere Prokuroria kërkoi 17 vite burg për të.
Dy persona të tjerë asojkohe, Emiljano Cili dhe Artur Riza u dënuan me burg si bashkëpuntorë të Lelajt.

alert.al/

Related Posts