Një seri e panotoneve të markës Bauli është tërhequr nga tregu në Itali, per shkak të rrezikut të alegjenëve të padeklaruar në etiketë. Mergjithëse produkti është tërhequr në Itali, rreziku për të qenë prezent në marketet dhe dyqanet në Shqipëri e Kosovë është i madh, për shkak të numrit të lattë të kompanive apo rrjeteve të marketeve që importojnë produke ushqimore nga shteti përtej Adriatikut.
Supermarketet Decò dhe Coop kanë raportuar tërheqjen paraprake nga prodhuesi të sasie panetone të mbushur me krem çokollatë dhe po ashtu të mbuluar me çokollatë, me qendër kremoze ‘Profiteroles’ nën markën Bauli. Arsyeja e treguar në njoftimin për tërheqje është prania e mundshme e padeklaruar e alergjenit të kikirikut në etiketë.
Produkti në fjalë shitet në paketime 820 gram, me numër serie LT452V dhe më të mirën para datës (TMC) 30.04.2025.
Kompania Bauli Spa prodhoi ëmbëlsirën e kërkuar të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Fabrika e prodhimit ndodhet në via Verdi 31, në Castel d’Azzano, në provincën e Veronës.
Ndaj, konsumatorët shqiptarë në Shqipëri e Kosoveë të jetë të kundesshëm dhe trë verifikojnë numrin e lotit dhe afatin e skadencës në ëmbëlsirën e festave, të treguar më lart.
Sqarimi i Baulit
Në një deklaratë për Il Fatto Alimentare, kompania saktëson se “tërheqja e produktit është për shkak të raportit të marrë, datë 10 dhjetor, nga një furnizues, i cili na informoi për praninë e mundshme të alergjenëve gjurmë në disa tufa të lëndës së parë. Duke qenë se është i huaj për prodhimin tonë, ky alergjen nuk është i deklaruar në etiketë. Prandaj kompania veproi me shpejtësi, duke zbatuar të gjitha procedurat e kërkuara nga rregulloret aktuale me synimin për përgjegjësi dhe transparencë maksimale”.
Si masë paraprake, kompania rekomandon personat alergjikë ndaj kikirikëve që të mos e konsumojnë produktin me numrin e serisë dhe jetëgjatësinë minimale të treguar më sipër. Konsumatorët që mund të kenë në posedim ëmbëlsirën e tërhequr, mund ta kthejnë atë në pikën e blerjes. Megjithatë, konsumimi i produktit është i sigurt për njerëzit që nuk janë alergjikë ndaj kikirikëve.
Burimi: Ilfattoalimentare.it

