Votim iparregullt është zbuluar edhe në Qarkun e Tiranës.Pas kërkesës së KAS, administrata e KQZ ka zbardhur përmes kryqëzimit të të dhënave nga pajisja e identifikimit elektronik (PEI) se në zgjedhjet e 25 Prillit, në Qarkun Tiranë, 51 qytetarë dyshohet se kanë votuar 123 herë në Qendra te ndryshme Votimi.
Tre persona kanë votuar nga dy herë me të njëjtën kartë identiteti, në Qendra të ndryshme Votimi. Ndërkohë, me shenjën e gishtit, 48 persona kanë votuar plot 117 herë.
Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka gjobitur me 2 milionë lekë Radion Televizionin Shqiptar, pasi, kanë paraqitur reklama politike më datë 24 prill, ditën e heshtjes zgjedhore.“2 milionë lekë gjobë për RTSH, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe postohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi”, tha Celibashi.


