Menu

Del sërish në skenë Moisi Habilaj, miqësia me djalin e bosit të Cosa Nostra

Edhe pse i dënuar me 15 vite burg në Itali dhe i shpallur në kërkim për trafik droge, emri i Moisi Habilajt ka dalë sërish në skenë duke bërë ndërmjetësin mes dy shqiptarëve të arrestuar dhe mafiozit Natalino Niza të Cosa Nostra. Sipas mediave italiane nga përgjimet e kryera ndaj dy shqiptarëve Julian Hoxhaj e Indrit Karafili të arrestuar në I`tali ditën e djeshme, ka dalë se ato komunikonin me Moisi Habilaj, i ndodhur në arrati, për të ndërmjetësuar trafikun e 30-40 kg kanabis të dy shqiptarëve për Cosa Nostran. Mafiozi Natalino Niza i Cosa Nostra ka kërkuar 30-40 kg kanabis dhe për këtë Habilaj i ka lidhur me Julian Hoxhaj e Indrit Karafili. “Nga përgjimet e policisë italiane më datë  9 prill 2019 është regjistruar një dialog brenda një automjeti të tipit “BMW X3”, i cili lëviz nëpër rrugët e Katanias. Brenda makinës ndodhen tre persona: dy trafikantët shqiptarë Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania. Ata diskutojnë për biznesin, furnizimet e drogës dhe çmimet, por gjithashtu për një farë Moisiu dhe një miqësi të veçantë të lindur në korridoret e burgut të Bicocca”, shkruajnë mediat italiane.

Related Posts