Menu

KQZ

A e kthen vendimi i Kushtetueses ndarjen e mandateve të deputetëve? Përgjigjet Celibashi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilrjan Celibashi tregohet i kujdesshëm në komentin mbi vendimi i Gjykatës Kushtetutese, që shfyqëzoi përcaktimin ligjor të shpërndarjes së mandateve për deputetë sipas herësit.

“Sot nuk e them dot këtë! Do duhet të shikojmë arsyetimin e vendimit dhe ajo çfarë vlen më shumë është që duhet të presim kur ky vendim të hyjë në fuqi”, deklaroi Celibashi.

Kryekomisioneri Celibashi ka marrë vendimin për shpërndarjen e mandateve për deputetë në të gjitha qarqet. Ndërkohë që vendimi për shpalljen zyrtarisht të rezultatit përfundimtar të të 25 Prillit do merret javën e ardhshme nga Komisioni Rregullator.

“Në kuptim të shpërndarjes së mandateve kjo konsiderohet e përfunduar. Do të duhet që formalisht Komisioni Rregullator të shpallë rezultatin në mënyrë përfundimtare zyrtarisht. Por në kuptim të shpërndarjes së mandateve, kush janë kandidatët fitues dhe numrit të votave që ka marrë çdo subjekt zgjedhor, nuk ndryshon asgjë. Kjo është përfundimtare”., tha ai.

Kodi Zgjedhor detyron KQZ që pas nxjerrjes së rezultatit përfundimtar, të rinumërojë të jo më pak se 10% të qendrave të votimit. Rezultatet verifikimit paszgjedhor mund të bëhen objekt i hetimit nëse dalin të dhëna dhe krijohen dyshime për kryerjen e veprave penale në zgjedhje.

“Nesë nuk do të kishim këto vonesa, mundet që gjatë këtij muaji t’a kishim kryer këtë si procedurë. Mesa duket do mbetet për muajin shtator”, tha Celibashi.

 

Rezultoi i dënuar në Greqi/ Avokati i kryebashkiakut i Mallakastrës kërkon kohë, shtyhet seanca në KQZ

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë seancën për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Të premten do të mbahet seanca e radhës pasi avokati i kryebashkiakut ka kërkuar një mbrojtje sa më efektive me prova dhe dokumentacionin verifikues ng Prokuroria e Përgjithshme.

Qerim ismailaj rezutloi i dënuar me 3 vite burg në mungesë në Greqi për konflikt në kohën kur ishte emigrant. Rasti i tij u denoncua nga PD, teksa Ismailaj nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

AVOKATI: Jemi njoftuar për tu paraqitur sot në këtë seancë në orën 11, për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të kryebashkiakut të Mallakastrës.

Po në datën 30.06. në kushtet që jemi njoftuar, pavarësisht se kemi bërë dhe një kërkesë pranë PP për të vënë në dispozicion dokumentin.

Do të doja një mbrojtje sa më efektive. Dua kohë të paraqes mbrojtjen me shkrim. Më mjafton edhe 1 ditë sa për të marrë. Nëse ju e vlerësoni.

CELIBASHI: Mirë dakord do të pranojmë kërkesën tuaj. Të premten në orën 11:00.

alert.al/

KQZ shpërndan mandatet për deputetë, Celibashi: Pranohet kërkesa e PD për koalicionet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi është duke lexuar mandatet që ka marrë çdo forcë politike në të 12 qarqet e vendit.

Partia Socialiste ka marrë nga zgjedhjet 74 mandate deputetësh Partia Demokratike 59, Lëvizja Lëvizje për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate 3.

“Vlerësojmë që pretendimi i PD në lidhje me përcaktimin e përkatësisë politike të kandidatëve fitues të rastit, kur këto parti politike janë pjesë të një koalicioni qëndron dhe do e reflektojmë në zgjedhjen e projektaktit.

Në rastet kur kandidatet fitues janë pjesë e listës shumëemërore të një koalicioni, do të jetë e përcaktuar dhe partia politike ku i përket ai fitues. Në lidhje me numrin e mandateve të cilat iu shpërndan çdo subjekti zgjedhor për çdo qark.

Meqenëse nuk kemi diskutime të tjera, me lidhje me numrin e mandateve që përfiton një subjekt zgjedhor në çdo qark, atëherë i miratojmë sipas projekt vendimeve të paraqitura dhe konkretisht fillojmë me qarkun e Gjirokastrës. Shpërndarja e mandateve, është si më poshtë, PS 3, PD, 1.

Në Qarkun e Dibrës shpërndarja e mandateve është, PD 3, PS, 2 mandate. Në Qarkun Durrës, shpërndarja e mandateve është: PS 8, PD 6 mandate. Qarku Tiranë, shpërndarja e mandateve është si më poshtë. PS 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1.

Shkodër PD 5, PS 3, PSD 2, LSI 1. Qarku Berat, PS 5, PD, 2. Qarku Kukës, PD 2, PS 1 mandat. Qarku Korçë, PS 6 mandate dhe PD 5. Qarku Lezhë, PD 4 mandate PS 3 mandate. Qarku Vlorë PS 8 mandate, PD 4 mandate. Qarku Elbasan, PS 8 mandate, PD 6 mandate.

Qarku Fier, PS 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat. Këto ishin vendimet në lidhje me numrin e mandateve për çdo qark.

Kundër këtyre vendimeve bëhet ankesa në KAS brenda 3 ditësh e ky vendim hy në fuqi menjëherë në fletoren zyrtare”, tha Celibashi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda tre ditëve, në Kolegjin e Ankesave dhe Sanksionave, nga dita e sotme që u bënë publike rezultatet. Vendimi me urdhër të Celibashit ka hyrë në fuqi menjëherë.

Qarqet dhe mandatet për çdo parti:

Gjirokastër
PS: 3 mandate
PD-AN: 1 mandat

Dibër
PD-AN: 3 mandate
PS: 2 mandate

Durrës
PS: 8 mandate
PD-AN: 6 mandate

Tiranë
PS: 18 mandate
PD-AN: 15 mandate
LSI: 2 mandate
PSD: 1 mandat

Shkodër
PD-AN: 5 mandate
PS: 3 mandate
PSD: 2 mandate
LSI: 1 mandat

Berat
PS: 5 mandate
PD-AN: 2 mandate

Kukës
PD-AN: 2 mandate
PS: 1 mandat

Korçë
PS: 6 mandate
PDD-AN: 5 mandate

Lezhë
PD-AN: 4 mandate
PS: 3 mandate

Vlorë
PS: 8 mandate
PD-AN: 4 mandate

Elbasan
PS: 8 mandate
PD-AN: 6 mandate

Fier
PS: 9 mandate
PD-AN: 6 mandate
LSI: 1 mandat

alert.al/

Zgjedhjet/ Nesër KQZ miraton ndarjen e mandateve të 140 deputetëve

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e nesërme për të miratuar ndarjen e mandateve për 140 deputetët fritues të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kjo mbledhje vjen pas përfundimit të procesit të ankimimit në KAS dhe në Kolegjin Zgejdhor, ku rezultati mbeti i pandryshuar.

Zgjedhjet e 25 prillit u ituan nga Partia Socialiste me 74 mandate, e cila mori edhe mandatin e tretë qeverisës, ndërsa më pas vjen PD me 59 mandate, LSI 4 dhe PSD me 3 mandate deputetësh.

alert.al/

Pas Shkodrës, zbardhen të dhënat edhe për Tiranën, 51 persona votuan 123 herë

Votim iparregullt është zbuluar edhe në Qarkun e Tiranës.Pas kërkesës së KAS, administrata e KQZ ka zbardhur përmes kryqëzimit të të dhënave nga pajisja e identifikimit elektronik (PEI) se në zgjedhjet e 25 Prillit, në Qarkun Tiranë, 51 qytetarë dyshohet se kanë votuar 123 herë në Qendra te ndryshme Votimi.

Tre persona kanë votuar nga dy herë me të njëjtën kartë identiteti, në Qendra të ndryshme Votimi. Ndërkohë, me shenjën e gishtit, 48 persona kanë votuar plot 117 herë.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka gjobitur me 2 milionë lekë Radion Televizionin Shqiptar, pasi, kanë paraqitur reklama politike më datë 24 prill, ditën e heshtjes zgjedhore.“2 milionë lekë gjobë për RTSH, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe postohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi”, tha Celibashi.