Menu

Përfitime abuzive, vëllezërit detyrohen të dhurojnë mbi 17 mijë dezinfektues

Dy vëllezër që kishin blerë 17.700 shishe me dezinfektues duarsh janë detyruar t’i dhurojnë ato nga autoritetet amerikane pasi i nxorën në shitje me çmime të rritura në rrjetin Amazon. Por rrjeti online i shitjeve e kuptoi rastin dhe pezulloi llogarinë e tyre si dhe të tjera që bënin të njëjtën praktikë për përfitime abuzive. Artikulli i publikuar në New York Times nenvizon se me këtë njerëzit më të dobët do të mbeten pa sendet e nevojshme dhe lexuesit aprovuan gjerësisht.

Mesazhi ishte i qartë teksa tashme dy vëllezërit Matt e Colvin e kanë dhuruar për bamirësi rezervën e tyre të dezinfektuesve pasi raportojnë se morën shumë mesazhe urrejtje pas publikimit të artikullit.

“Asnjëherë nuk ishte qëllimi im që të përvetësoja sendet e nevojshmenga nejrëzit në nevojë. Nuk jam një person i tillë por gjatë 48 orëve të fundit shumë njerëz ma kanë thënë këtë”, tha Matt mes loteve.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts