14 C
Tirana
Wednesday, April 14, 2021
No menu items!

Përhapja e gripit të shpendëve, Mersini: Po afrohet në territorin tonë, masat që duhen marrë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Kujtim Mersini epidemiolog veterinar ka folur për shfaqjen e gripit të shpendëve H5N8 dhe se si mund të transmetohet tek njerëzit.

“Për momentin virusi nuk është shumë pranë nesh, e thënë kjo edhe zyrtarisht. Nëse I referohemi viteve 2016-2017, virusi erdhi nga Veriu drejt Jugut, ku u prek Ballkani dhe vendet në kufij me ne, kryesisht shpendët e egër. Në atë kohë nuk e raportuam dhe nuk arritem ta zbulonim dot tek shpendët e egër apo shtepiakë. Tashmë ka shfaqur shenja nga Veriu në Jug, në shpend të egër. Vendi që është më afër nesh është në rajonin e Puglias, në Itali kryesisht tek shpendët e egër, për shkak të shtegtimeve. Po fillon të afrohet në territorin tonë, ndaj shërbimet veterinare duhet të rrisin kontrollet në terren, të komunikojnë me fermerë, se nëse ka ngordhje në tufë, duhet të njoftojnë, pasi jep avantazh kohor për kufizimin e dëmit. Në krahasim me sezonin e kaluar jemi më mirë me veterinerë, pasi u krijua Autoriteti i Veteriarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ku u rekrutuan 300 veterinerë. Ata monitorojnë situatën shëndetësore të shpendëve në terren dhe informacioni merret më shpejt. Ndryshimet gjenetike të virusit bëjnë që të infektojë speciet e tjera dhe risku është transmetimi nga kafshët tek njerëzit. Gripi i derrit u kthye në grip specifik tek njeriu. Për viruset normale, vaksina i jep mbrojtje të kryqëzuar, duke rritur imunitetin. Kur ndryshimet ndodhin në specie tjetër, mbrojtja nuk sigurohet. Ky virus mund të adoptohet tek njeriu e të bëhet përhapës, kujtojmë se nga H5N1dhe gripi spanjoll pati miliona vdekje. Nuk duhet ulur vigjilenca ndaj tyre. Instituti i Shëndetit Publik ka programin e vet të survejancës së gripit. Gripi është sëmundje respiratore, masat anti-covid ulin nivelin e përhapje  së gripit. Rasti i Australisë tipik, u zhduk gripi stinor”-deklaroi Kujtim Mersini.

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Video/Pacientit i mbaron oksigjeni dhe nuk i ofrohet asnjë ndihmë, Dasho: Nuk kam fjalë, sistemi shëndetësor dështoi

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho  ka komentuar edhe...

Covid-19, Xhakaliu: EcoCare ngriti qendra të mëdha për vaksinimet masive, synon për të siguruar vaksina edhe për Shqipërinë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Skënder Xhakaliu, Zhvillimi i Biznesit për Europen i Ecolog ka folur për...

Eksperti Erion Dasho: Si çaloi menaxhimi i pandemisë dhe rastet e dyshuara të vdekjeve pas vaksinës

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për fushatën e vaksinimit kundër covid-19...

Investigimi / Si mashtrohen fermerët me cilësinë e plehrave kimike dhe rreziku i shëndetit nga prania e tyre në produktet ushqimore / Foto –...

Nga Rudina MUÇA* Toka e punuar çdo vit gradualisht bëhet jo pjellore. Për këtë arsye fermerëve u lind nevoja që tokat bujqësore t’i ushqejnë me...

Arben Shytaj: Abuzimet e kompanive me plehrat kimikë, rreziku që përkthehet në produkte ushqimore

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arben Shytaj ish-përgjegjës Inspektoriati dhe ish inspektor i PMB ka folur për...

More Articles Like This

- Advertisement -