14 C
Tirana
Wednesday, April 14, 2021
No menu items!

Berxholi: Shfaqja e gripit të shpendëve H5N8, s’jemi të garantuar që nuk hyn në Shqipëri

Në një lidhje Skpye në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, prof.Kristaq Berxholi ish-drejtor i ISUV dhe mjek veterinar ka folur për njoftimin e dhënë nga Rusia për shfaqjen e gripit të shpendëve H5N8 tek njerëzit. Berxholi tha se virusi qarkullon prej vitit 2016 në Europë dhe nuk ka infektime me njerëz, por institucionet përgjegjëse në Shqipëri duhet të marrin masa që mos të gjenden të papërgatitur para një virusi të tillë.

“Që në vitin 2016 ky virus qarkullon në Europë dhe ka prekur shumë shpendë, përfshirë dhe shpendët e egër, por që nuk ka patur infektime në njerëz. Ndërsa Rusia lajmëroi për 7 persona të infektuar por që ndodhen në gjendje të mirë. Ky virus bën pjesë në influencën e viruseve të gripit që prekin edhe njerëzit, janë zoonotic të të njëjtës familje ose gjini, janë bashkuar duke krijuar këtë virus të ri, H5N8. Indeksi i këtij infeksioni është një nivel i lartë i vdekjeve tek kafshët. Po u futen në një kompleks shkaktojnë vdekje masive të shpendëve. Ky virus e ka origjinën nga Kina. Tani është periudha e lëvizjes së shpendëve migratorë, kalojnë edhe në vendin tonë. Duke qenë se ne kemi det dhe liqene, janë kushte të përshtatshme për të bërë foletë e tyre në këto zona. Askush nuk është i garantuar që nuk hyn virusi në vendin tonë. Ndaj duhet të fillojmë gjurmimin e shpendëve të ngordhur, kontrolle në zona përreth liqeneve, që mbajnë familjarët. Do na japë një pasqyrë të situates, kemi edhe ekspertë shumë të mirë që mund të diagnostikojnë. Po ta lëmë kështu do ndodhemi para të papriturave, siç ndodhi edhe me coronavirusin. Në vitin 2006 evidentuam H5N1. Një pjesë të materialeve i sollëm me miqësi nga Italia. Ndaj në këto raste nuk duhet të jemi të papregatitur. Shkencëtarët me zë e thanë se bota u gjet e papregatitur nga covid-19. Deri tani nuk është parë asgjë, Ministria e Bujqësisë nuk ka zhvilluar asnjë takim me fermerët. Instituti do bazë materiale, po hyri H5N1 jemi në situatë tjetër, por H5N8 është ndryshe nga të gjitha pikëpamjet. Nuk mundet me programet e 2006 të vijohet në vitin 2021. Duhet ndryshuar strategjia e pritjes, e matjes, mbylljes së problemit. Jam kundër mbylljes së problemit brenda laboratorit apo institucionit. Siç është virusi agresiv, ashtu duhet të jemi edhe ne”-deklaroi prof.Kristaq Berxholi.

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Video/Pacientit i mbaron oksigjeni dhe nuk i ofrohet asnjë ndihmë, Dasho: Nuk kam fjalë, sistemi shëndetësor dështoi

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho  ka komentuar edhe...

Covid-19, Xhakaliu: EcoCare ngriti qendra të mëdha për vaksinimet masive, synon për të siguruar vaksina edhe për Shqipërinë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Skënder Xhakaliu, Zhvillimi i Biznesit për Europen i Ecolog ka folur për...

Eksperti Erion Dasho: Si çaloi menaxhimi i pandemisë dhe rastet e dyshuara të vdekjeve pas vaksinës

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për fushatën e vaksinimit kundër covid-19...

Investigimi / Si mashtrohen fermerët me cilësinë e plehrave kimike dhe rreziku i shëndetit nga prania e tyre në produktet ushqimore / Foto –...

Nga Rudina MUÇA* Toka e punuar çdo vit gradualisht bëhet jo pjellore. Për këtë arsye fermerëve u lind nevoja që tokat bujqësore t’i ushqejnë me...

Arben Shytaj: Abuzimet e kompanive me plehrat kimikë, rreziku që përkthehet në produkte ushqimore

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arben Shytaj ish-përgjegjës Inspektoriati dhe ish inspektor i PMB ka folur për...

More Articles Like This

- Advertisement -