Menu

Prof. Dr. Imer Rusinovci: Në Kosovë, fermeret të mobilizuar për të punuar tokën, mbështetje nga qeveria

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Prof. Dr. Imer Rusinovci, nga Fakulteti i Bujqësisë, Prishtinë ka folur për sfidën që po kalon sektori i bujqësisë në Kosovë dhe për mobilizimin e fermerëve për të punuar çdo pëllëmbë toke.

“Po përballemi me vështirësi të ndryshme, coronavirusi është sfidë për të gjithë botën, jemi në regjime të rrepta. Në Kosovë lejohet për 1 orë e gjysmë lëvizja, ka lehtësi falë mirëkuptimit dhe fermerët janë lënë të lirë që të kryejnë punën e tyre. Në Kosovë ka vend për të mbjellë kultura si mistri, vjen pas grurit, përfaqëson bazën kryesore ushqyese për të gjitha kategoritë. Duhet punuar, ndryshe do varemi nga importi. Është vit i vështirë që na presin detyra të rënda, do përballemi me thatësirë të madhe, por kemi parë një mobilizim të fermerëve që po bëjnë çmos që mos të lënë asnjë pëllëmbë toke pa mbjellë. Më herët në Kosovë u anashkalua si sektor, nuk iu kushtua rëndësi.”-tha Rusinovci.

Rusinovci deklaroi se duhet një vëmëndje më e madhe ndaj sektorit të bujqësisë, teksa kërkoi monitorim të fondit ndaj këtij sektori, pasi sipas tij ka patur raste abuzimesh.

“Problemet në agronomi i kemi të ngjashme. Toka është aset nacional, iu takon brezave, amerikanët thonë është kredi e marrë që duhet t’i trashëgohet pasardhësit. Na duhet një vëmëndje më e madhe që sektorin e bujqësisë ta trajtojmë në mënyrën e duhur. Prioritet duhet të jetë sektori i ushqimit, bazës ushqimore, qoftë për konsumatorët apo kafshët shtëpiake. Buxheti duhet të jetë i ekuilibruar, nëse gjendja në Kosovë në 15 vitet e fudit, nga 6.3 mln euro shkoi në 50 mln euro mbështetje, duhet monitorim i rreptë, pasi ka edhe raste abuzimi. Tokat më të mira u përdorën për ndërtime pronash. Ministrat në Kosovë po flasin për pagesa direkte ndaj fermerëve, që të mos ketë probleme procedurash, duhet të jenë shtresa më e respektuar, sektori i bujqësisë duhet të trajtohet konform rregullave dhe standardeve”-deklaroi Imer Rusinovci.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts