I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, profesori i Sëmundjeve të Derrave në UBT Ilirian Kumbe deklaron se të prekur nga sëmundja e Etheve Afrikane të Derrave janë fermat oborre ku mungojnë masat e sigurisë, siç janë fermat e zonës së Mbishkodres. Kumbe shpjegoi edhe simptomat që shfaqen tek derrat dhe detyrat e shërbimit veterinar.
“Përmes rrobave, njeriu është vektor teknik i transmetimit të sëmundjes. Kryesisht të prekura nga sëmundja e Etheve Afrikane të Derrave janë fermat oborre, ku nuk ka masa sigurie, siç janë fermat sot në Shqipëri, në zonën e Mbishkodrës, të cilat kanë kasolle me 5-10 derra dhe kontakti me derrat e eger është i sigurt. Në dimër, kemi kontakt më të lartë dhe transmetim të sigurt të sëmundjes. Shërbimi veterinar ka detyrë që të njoftojë organet kompetente kur shohin derra që shfaqin simptoma të tilla si: Me temperaturë deri në 42 gradë, ethe, prek të gjitha organet, hemoragji në lëkurë, e cila mavijoset, ka rrjedhje të gjakut nga hundet, feçes. 30-40% e konsumit botëror vjen nga derri, ndaj duhet ndërgjegjësim, mbështetje politike nga qeveria, që në dijeninë time nuk ka ndonjë mbështetje për fermat e derrave. Virusi jeton në rruazat e bardha dhe përmes serumeve ky virus nuk jeton gjatë. Kërkimet për vaksinë vazhdojnë dhe ende nuk ka një të tillë pasi vështirësia është shumë e madhe. Vendi ynë ka shans se ka një numër të vogël të derrave të egër, ndërsa Çekia është i vetmi vend që e ka zhdukur”- u shpreh profesor Kumbe.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT