14 C
Tirana
Sunday, September 27, 2020
No menu items!

Prokuroria Fier ka “harruar” dosjen e Harrilla Mile, 15 vite kryetar komune, që falsifikoi 455 ha toka të 10 fshatrave

“TUÇ MAKU” i GRECALLISË-FIER, HARRILLA MILE/ Me “akrobaci nderesh”, qëndroi 15 vite kryetar i Komunës Qendër, kohë kur nga familje me jetë minimale, u bë me vilë 4 kate, biznese e 7 apartamente në Fier, Durrës, Tiranë, Vlorë; ndërsa vartësi i tij Vlash Ristani, sot këshilltar Bashkie-Fier, ka zaptuar 50 ha tokë me letra false dhe vazhdon biznesin i qetë, me një urdhër “paprekshmërie”, dhënë nga Ish-drejtori i Policisë-Fier, Albert Nushi.

Duke menduar se me drejtësinë e vjetër të Llallës, i ka mbyllur letrat e çertifikim-falsifikimit të 405 ha toka në 10 fshatra e grabitjes së 50 ha toka në 5 fshatra të Komunës-Qendër në Fier; ish-kryetari Harrilla Mile, po shijon jetën në vilat dhe apartamentet, që ka blerë “me kursime”.

Por sipas mesazhit të ardhur sot në “Pamfleti”, banorët e 100 familjeve të mashtruara e grabitura nga ish-kryetari Harrilla Mile dhe “Mon Kukaleshi” i tij, Vlashi Ristani, kryetar komisioni tokash; kanë vendosur t’i drejtohen SPAK.

Në muajin prill 2015, para se Harrilla Mile, të dorëzonte mandatin e katërt në krye të komunës; policia dhe prokuroria e Fierit, nisën një hetim të përbashkët ndaj tij, me akuzën për mashtrim, falsifikim e grabitje tokash, pronësi të banorëve me Ligjin 7501.

Indicie u bë një dokument i publikuar nga TAP për dëmshpërblim banorësh, që konfirmonte se 100 famije në 5 fshatrat e komunës, ishin pronarë të 50 ha tokë, me letra komisioni e hipotekë.

Por kryetari Harrilla Mile dhe kryetari i tokave Vlashi Ristani, nuk u jepnin letrat, duke i mashtruar, në bashkëpunim me drejtuesit e Hipotekës, kryetarët e Qarkut dhe prefektët e Fierit.

Loja që u zbulua nga TAP, ishte kjo: Për të shfrytëzuar e grabitur tokat, banorët silleshin vërdallë prej 15 vitesh nga kryetari i komunës, Harrilla Mile dhe kryetari i komisionit të tokave, Vlashi Ristani; në bashkëveprim me 6 shefat e hipotekës Fier në vitet 2000-2015.

Këta i mashtronin, se gjoja këto toka ishin pronë shteti; dhe nuk kishte dalë vendimi i qeverisë për ndarjen e tyre, ndërkohë që u kishin bërë letrat e tokave sipas frymëve, por nuk u tregonin; ndërsa tokat përdoreshin nga banda e komunës “Mile-Ristani”, deri sa plasi dhe skandali.

Policia dhe Prokuroria-Fier, pasi mblodhën dëshmitë e 100 banorëve të grabitur; më 10 maj 2015, filluan hetimin, duke hapur dosjet e tokave të ndara me Ligjin 7501 në 10 fshatrat e komunës: Grecalli, Çlirim, Mujalli, Daullas, Afrim, Vadhizë, Zhupan, Drizë e Rom.

Rezultoi se në të 10 fshatrat, janë zhvatur 455 ha tokë; 405 ha prej të cilave; posedohen nga 1 person pa titull pronësie; por me lidhje familjare, biznesi e krushqie, me 3 ish-drejtuesit Harrilla Mile, mikesha e tij M.S., shefe regjistri tokash dhe Vlashi Ristani, kryetar i ndarjes së tokave.

Por prokuroria, për të “zbutur” krimin e hequr “bashkëpunimin”; vendosi të hetonte vetëm Harilla Mile, me këtë akuzë qesharake: “Shpërdorim detyre nga ngarkesa e punëve, me pasojë harresë administrative prej 15 vitesh, duke shkaktuar mos-dhënie tapie e certifikate pronësie”. Mirëpo edhe ky hetim, pas 3 muajve ndaloi si me telekomandë e u la stok; ndërsa prej 5 vitesh, Prokuroria e Fierit nuk ka nxjerrë asnjë vendim protokollar, nëse është pushuar, apo vazhdon hetimi, për ish-kryetarin e Komunës Qendër-Fier, Harrilla Mile.

E vetmja gjë që dihet, është kjo: ish-kryetari Harrilla Mile, po shijon jetën në vilën 4 katëshe në periferi të Fierit të ndërtuar me kursimet nga paga; dhe mbledh qiratë e apartamenteve në Fier, Durrës, Tiranë, Vlorë, blera po me kursime nga paga, gjatë 4 mandateve në krye të komunës.

Ndërsa ish-kryetari i komisionit të tokave, Vlashi Ristani, ka zaptuar 50 ha toka të banorëve të zonës Grecalli, me firmën e tij dhe vulën e mikut ish-kryetar; dhe po i shfrytëzon për biznes privat, ndërkohë që është dhe Këshilltar i Bashkisë-Fier. Kaq për sot./Pamfleti

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Coronavirusi, specialisti Erion Dasho: Strukturat e shëndetësisë kanë dështuar

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho deklaroi...

Covid-19, eksperti Koja: Testet që kemi ne i përdor e gjithë Europa

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe eksperti i Shëndetit Publik Gjergji Koja deklaroi se kitet që...

Specialisti Erion Dasho: Skandali në Shqipëri, s’dihet prejardhja dhe marka e kiteve

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për situatën e Covid-19,...

Siguria e testeve, eksperti Gjergji Koja: Kitet në ISHP janë kontrolluar dhe certifikuar

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe eksperti i Shëndetit Publik Gjergji Koja ka folur për cilësinë...

Coronavirus, fakte shpresëdhënëse për femijet dhe shkollat

Transmetimi i dobët i virusit midis fëmijëve sipas vëzhgimeve të fundit shkencore, nxjerr në pah riskun e ulët tek të vegjlit. "Fëmijët e vegjël janë...

More Articles Like This

- Advertisement -