Menu

Rritja e çmimit të naftës, Shoqata e Hidrokarbureve: Po na sulmoni në mënyrë pa të drejtë, jemi në luftë

Shoqata e Hidrokarbureve reagon për herë të parë për rritjen galopante të çmimit të naftës dhe gazit në vend. Ajo bën me dije se furnizuesit e karburantit kanë rezerva 90 ditore sipas ligjit, por çmimi nuk mund të fiksohet ditën që hidhet në treg kjo sasi.

Sulmet e qytetarëve i konsideron të pa drejta dhe pa një analizë konkrete, duke theksuar se jemi në situatë lufte. Më poshtë, sqarimi që jep Shoqata e Hidrokarbureve për rritjen e çmimeve:

  • Se pari furnizimi i tregut eshte i garantuar per vete pergjegjesine e operatoreve perpara konsumatorit jo vetem me rezervat ligjore 90 ditore por dhe ne vazhdim pasi operatoret e kesaj fushe qe ne fillimin e kesaj krize kane arritur te shkepusin furnizimin nga kompani qe burimet i kishin nga Rusia drejt atyre kompanive qe kane burime nga vende te tjera kryesisht arabe.
  • Se dyti cmimet nga bazat grosiste dalin cdo dite me bursen korente dhe marrin rritje graduale te koordinuar me rezervat qe ka gjendje ne pikat e karburantit me furnizimin e ri por fatkeqesisht rritja e cmimeve ne burse javen e fundit ka qene galopante (sqarojme se rezerva tre mujore qe mbahen si mbas ligjit eshte gjithnje ne depo fizikisht por cmimi kurre nuk mund te mbyllet ose fiksohet vetem ne diten qe hidhet ne treg per konsum).
  • Se treti cmimet vertete kane arritur rekord historik dhe krahasohen me krizen e viteve 70te por kush deshiron vertete te kuptoj qarte qe jemi jo ne nje krize por ne nje lufte ne zemer te eksportit boteror te karburanteve dhe sic mund te kemi akoma rritje ashtu mundet qe situata dhe te qetesohet. Ne afat shkurter 3-4 muaj me shume siguri eshte, se presioni do rritet mbi vendet e Opec per te hedhur ne treg sasite e munguara te Rusise, keshtu qe kompanite boterore dhe si rrjedhoje edhe ato shqiptare do gjejne rruge dhe marredhenie te reja e cila do sjelli stabilizimin e çmimeve.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts