Menu

Serbia i vë “embargon” ftuta-perimeve të Shqipërisë në prag të pranverës: Do të analizojmë çdo ngarkesë, asnjë nuk futet pa dalë rezultatet

Në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Tiranë ka mbërritur një shkresë e gjatë nga Serbia, e cila e njofton se do të analizojë çdo produkt, fruta ose perime që do të eksportohet nga vendi jonë. Autoritetet serbe e kanë justifikuar këtë me faktin se, sipas tyre, gjatë 3 muajve, tetor, nëntor dhe dhjetor 2024, nga analizat e kryera në produktet “Made in Albania”, fruta dhe perime, 30 raport-analiza kanë rezultuar me mbetje mbi normat e lejuara. Për këto arsye, Serbia do të ndalojë në kufijtë e saj çdo kamion nga Shqipëria me fruta e perime dhe do t’i analizojë produktet që do do të kenë. Dhe, sipas burimeve te Qendrës ALERT, të gjitha ngarkesat do të qëndrojnë të bllokuara në vendkalimet kufitare, deri në daljen e rezultatit të analizave.

Përveç problematikave që mund të kenë paraqitur produktet shqiptare me ngarkesat e pesticideve, duket se qëllimi i Serbisë është dëmtimi i prodhimit shqiptar dhe ndikimi në sasitë e eksporteve. Për shkak të klimës së favorshme të Shqipërisë që bën dhe daljen në treg më herët të prodhimeve të fushës, si dhe të prodhimit në 4 stinët në sera, Serbia ndihet e disavantazhuar në këtë sektor. Dhe, me këtë vendimmarrje, e dëmton rëndë prodhimin shqiptar.

Në rast se prodhimet, kryesisht perime, do të mbahen në kamionë në kufirin e Serbisë, deri në daljen e analizave, askush nuk garanton që prodhimi nuk prishet. Madje, dëmtohet rëndë e nuk mund të tregtohet, edhe nëse analizat dalin conform. Aq më tepër, nëse analizat laboratorike vonohen për disa ditë e ndoshta dhe më gjatë, me qëllim.

Në këto kushte, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme për bisedime me autoritetet serbe. Një nismë të tillë nuk e ka ndërmarrë asnjë vend i Bashkimit Evropian, apo shtet tjetër joanëtar ku Shqipëria eksporton produkte ushqimore, edhe pse rastet e rezultateve jokonfom të produkteve shqiptare nuk kanë qenë të rralla.

Related Posts