Menu

Specialisti Erion Dasho: Skandali në Shqipëri, s’dihet prejardhja dhe marka e kiteve

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për situatën e Covid-19, si është menaxhuar nga Shqipëria dhe Gjermania, vendi ku ai jeton, si po kryhen testimet dhe sa të sigurta janë. Dasho hodhi akuza se në Shqipëri kjo situatë u shfrytëzua për propagandë dhe që sipas tij ka mungesë transparence për prejardhjen e kiteve dhe markën e tyre. Një shqetësim sipas Dashos është edhe çmimi i lartë i testeve.

“Po ndjek zhvillimet në dy vendet dhe duke e parë situatën mund të them se në Shqipëri është shfrytëzuar për propagandë, që i serviret publikut si sukses. Në fillimet e epidemisë, thuhej se Shqipëria  ishte 10 herë më mirë se Italia dhe 5 herë më mirë se Gjermania. Ndërkohë që në korrik dhe gusht, Shqipëria u rendit ndër 5 vendet me numër të lartë të vdekshmërisë në Europë. Ka patur mungesë transparence, si përsa i përket prejadhjes së kiteve dhe markës së tyre, ku nuk u bë asnjëherë e ditur e vërteta. Sot nuk dihet se çfarë kitesh janë përdorur, nga Ministria e Shëndetësisë është deklaruar se kanë shkallë gabimi 30% dhe kjo është skandaloze, pasi kjo deklarohej nga Kina në javët e para të covid-19. Ky sistem u adoptua edhe nga private, shqiptarët paguajnë 100 euro, ndërkohë që Gjermania e ka në aeroport 60 euro. Shqiptarët s’duhet të paguajnë aq shumë dhe jenë me numrin më të ulët të testimeve, ndërkohë që ka vende në Afrikë që kanë më shumë testime”-tha Erion Dasho.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts