Menu

Studiuesit: Shpëlarësit e gojës na mbrojnë nga coronavirusi

Në studim i ri nga Universiteti i Kardifit ka dalë në konkluzion se shpëlarësit e gojës kanë potencialin për të na mbrojtur kundër Covid-19, pasi vrasin virusin përpara se të infektojë qelizat njerëzore. Në një shkrim në “Daily Mail” thuhet se ky studim është mbështetur nga shkencëtarë në Kanada, SHBA dhe Spanjë. Coronaviruset i përkasin kategorisë së ‘viruseve të mbështjella’ që do të thotë se janë të mbështjellë nga një shtresë yndyrore, e cila është e ndjeshme ndaj kimikateve të caktuara.

Një ekip studiuesish ndërkombëtarë thonë se larja e gojës mund të shkatërrojë shtresën që mbështjell virusin, duke parandaluar përsëritjen e tij në gojë dhe fyt.

Shkencëtarët thonë se ekziston një nevojë urgjente për të testuar efektivitetin e larjes së gojës. OBSH ka thënë se nuk ka prova se shpëlarësi është i suksesshëm në mbrojtjen e njerëzve nga infeksioni i coronavirusit të ri.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts