Plastika në dyqanet ushqimore mbron frutat dhe perimet nga prishja, por gjithashtu krijon sasi të konsiderueshme mbeturinash. Rrjeti zviceran i supermarketeve Lidl së bashku me studiuesit e Empa kanë zhvilluar një mbulesë mbrojtëse për frutat dhe perimet bazuar në materialet e papërpunuara të ripërtëritshme që përmirësojnë ruajtjen. Studiuesit kanë zhvilluar një shtresë të veçantë mbrojtëse celuloze që mund të përdoret për frutat dhe perimet. Rezultati i punës së filluar në vitin 2019 është se frutat dhe perimet e mbuluara me celulozë mbeten të freskëta shumë më gjatë.
Një nga studimet më të fundit vjen nga bashkëpunimi midis grupit Lidl, Universitetit të Catanias dhe ETH Zurich ETH (në veçanti Laboratorit për Celulozë & Wood Materials, Empa, mbështetur nga agjencia shtetërore e inovacionit Innosuisse), i aftë për të zgjatur ruajtjen e ushqimeve të tilla si bananet me të paktën një javë.
Studiuesit, të cilët publikuan gjetjet e tyre, filluan nga mbeturinat shumë të zakonshme, në rastin e karrotave, që përmbajnë celulozë dhe e nënshtruan lëndën e parë (zakonisht eleminuar ose më së shumti të destinuar për prodhimin e biogazit), në një proces që përfshin një tharje me vakum të ndjekur nga një kalim nën presion dhe që mund të përfshijë ose jo një para-trajtim zbardhues dhe dezinfektues me hipoklorit natriumi. Rezultati, i cili mori më shumë se një vit optimizimi, dhe që u kontrollua me lloje të ndryshme analizash, janë fibrat, të cilat mund të spërkaten në fruta ose perime.
Në testet laboratorike, spërkatja e aplikuar pikërisht mbi banane, ka ruajtur freskinë e tyre për një javë përtej pjekurisë që shihet në mungesë të materialeve mbrojtëse. Para-trajtimi me hypochlorite (zbardh normal, shumë i holluar, për të eliminuar çdo specie bakteriale ose fungale ende të pranishëm) përmirëson më tej performancën duke e mbrojtur në pothuajse dy javë. Analizat e bëra me banane treguan se rafti i frutave zgjati më shumë se një javë. Kjo i pakëson shumë mbeturinat ushqimore. Gustav Nyström, kreu i laboratorit Empa, thotë: Qëllimi i madh është që një biokoditje e tillë në të ardhmen të jetë në gjendje të zëvendësojë shumë paketime të bazuara në plastikën e nxjerrë nga nafta.
Ideja është të përdoret si lëndë e parë ajo që përftohet si një mbetje e fortë pas nxjerrjes së lëngut nga frutat, perimet dhe bimët. Shtresa e celulozës e zhvilluar në Empa do të testohet dhe do të përmirësohet më tej gjatë dy viteve të ardhshme së bashku me Lidl Zvicër dhe një furnizues frutash e perimesh. Projekti mbështetet nga Innosuisse, agjensia zvicerane e novacionit. Qëllimi është që teknologjia e re të përdoret në të 150 dyqanet Lidl në Zvicër. Nëse testet do të kenë rezultatin e dëshiruar, duhet të përdoret edhe në vende të tjera. (Il Fatto Alimentare)
Qendra Alert/Alert.al


