Menu

aksidenti ne vlore

Aksidenti në Vlorë/ Ishin emigrantë, erdhën nga Greqia për pushime

 Eduardi, babai i dy vajzave të mitura 14 dhe 9 vjeçe ishte emigrant prej 20 vitesh në Greqi. Ata kishin ardhur në Shqipëri për pushime.

Por paraprakisht do të shkonin në shtëpinë e prindërve të vajzës në një fshat të Vlorës e prej andej do të nisnin pushimet. Në shtëpinë e Eduardit në fshatin Dukas të Patosit nuk jeton askush pasi edhe prindërit e tij jetojnë në Greqi.

Kush janë viktimat

Mësohet se viktimat që ishin duke udhëtuar me makinën tip “Toyota” më targa greke janë: Eduart Gushi, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit, por ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan përplasen e fortë dhe tragjike. Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik që tronditi mbarë opinionin publik.

Çfarë thotë shefi i repartit të reanimacionit në Vlorë për gjendjen e të plagosurve

Shefi i repartit të reanimacionit, Edmon Breshani ka folur për gjendjen shëndetësore të tre të rinjve nga Tirana, që mbetën të aksidentuar në përplasjen tragjike që rezultoi fatale për një familje me katër anëtarë.

Tre personat që ishin duke udhëtuar në automjetin tip “Audi” dhe që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore ishin nga Tirana, janë identifikuar si Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.

Breshani thotë se gjendja e të rinjve është e stabilizuar, por dy prej tyre që janë në një gjendje më të rëndë do të transportohen në spitalin e Traumës në Tiranë, për shërbim më të specializuar.

Fatmirësisht të tre të plagosurit janë të vetëdijshëm, por kanë marr dëmtime në shtyllën kurrizore edhe në trup.

Breshani: Pacientët janë në gjendje stabël, në momentin e parë i kemi bërë scaner dhe njëri prej tyre ka dëmtime cervikale me lusacion, pa dëmtime metulare, pacienti tjetër ka shembje të të tërë trupit dhe njëri nga ata është në gjendje më të lehtë me dërmishje në pjesën e fytyrës.

Dy prej pacientëve do t’i transportojmë në spitalin e Traumës në Tiranë sepse njëri është më i rrezikuar sepse ka dëmtime të vertebrave cervikalë.

Pacienti tjetër nuk do shtrohet, mori një trajtim ambulator dhe do jetë i lirë nga ana mjekësore. Pacientët janë koshientë me respiracion. Kanë shfaqje të panikut, këto që janë post-traumatike, ndërsa ata që kanë ndërruar jetë nuk kanë ardhur në repartin e kirurgjisë.

Aksidenti në Vlorë/ U shua familja nga Patosi, ja kush janë viktimat

4 anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeç, dhe Eva Gushi 9 vjeç nga Patosi.

Nderkohë në spitalin e Vlorës ndodhen 3 tre shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Si ndodhi aksidenti

Një makinën tip ‘Audi’ me targa A 6 AA 107 XX e cila drejtohej nga disa të rinj, që po vinte nga Fieri, me shpejtësi që mëndohet se ishte mbi 150 km në orë, dyshohet se ka goditur nga pas makinën tip ‘Toyota’ e cila nga përplasja ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal duke u shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë mjeti tip ‘Audi’ është spostuar për disa metra  dhe më pas është pëplasur me një shtyllë dhe ka dalë nga rruga. Ekspertiza do të përcaktojë shkaqet e aksidentit, ndërkohë që një tjetër shkak i aksidentit mund të jetë se makina ‘Toyota’ të ketë ndërruar korsi dhe për pasojë është marrë para nga ‘Audi’ i cili vinte me shpejtësi shumë të lartë.

Për të nxjerrë trupat e pajetë është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, por edhe banorë të zonës kanë asistuar për të ndimuar, ndërkohë që në vend ngjarje mbërritën 4 autoambulanca. Me gur freksibël është prerë mjeti për të nxjerrë trupat e pajtë të së njëjtës familje të cilët udhëtonin nga Patosi.

Të rinjtë e plagosur në makinën tip ‘Audi’ janë jashtë rrezikut për jetën dhe në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë të tramutaizuar.

alert.al/