Menu

ALERT : Sigurimi nga tërmeti

Sigurimi nga tërmeti, zgjidhje apo faturë për qytetarët? Ekspertët: Duhet ligj gjithëpërfshirës dhe zbatim real

Debati për sigurimin nga tërmeti po kthehet në një çështje të ndjeshme publike dhe profesionale, pasi shumë ekspertë paralajmërojnë se projektligji i ri për sigurimet e detyruara, në formën aktuale, nuk i jep zgjidhje reale situatës së rrezikut që përballet Shqipëria. Në emisionin “Alert” në Ora News, tre ekspertë të fushës së sigurimeve dhanë një panoramë të plotë mbi boshllëqet ligjore, mungesën e bazës dokumentare dhe nevojën për një sistem më të drejtë e të zbatueshëm.

Eksperti i sigurimeve dhe vlerësimit të dëmeve, Artur Sulçe, theksoi se një ndër pengesat më të mëdha lidhet me pallatet që nuk kanë certifikatë pronësie, çka e bën të pamundur sigurimin e tyre. “Kemi një problem shumë të madh me ndërtesat që nuk janë legalizuar ose ku firmat ndërtuese kanë falimentuar. Si mund ta sigurosh një pallat pa certifikatë? Janë me qindra raste në gjithë Shqipërinë, që lidhen me Aluizmin dhe ende nuk kanë zgjidhje ligjore,”  u shpreh Sulçe. Sipas tij, për sa kohë mungon kjo bazë juridike, çdo projekt sigurimi do të mbetet i pjesshëm dhe i pazbatueshëm në praktikë.

Nga ana tjetër, Venera Xhillari, Zv.drejtoreshë e përgjithshme e kompanisë “Atlantik”, tha se projektligji që po diskutohet aktualisht prek vetëm një element të katastrofave natyrore   tërmetin   duke lënë jashtë shumë rreziqe të tjera me të cilat përballet vendi. “Shqipëria është ndër vendet më të riskuara në Europë, jo vetëm nga tërmetet, por edhe nga përmbytjet, rrëshqitjet e dherave, zjarret dhe efektet e ngrohjes globale. Ligji duhet të trajtojë të gjitha këto forma rreziku dhe të ndërtojë një strategji të plotë për mbrojtjen e qytetarëve,”  argumentoi ajo, duke shtuar se kuadri aktual nuk ofron një mbulim të vërtetë për fatkeqësitë natyrore.

Në të njëjtën linjë, eksperti i sigurimeve Erald Hysa e konsideroi nismën pozitive në ide, por të vështirë për t’u zbatuar në praktikë. Ai sugjeroi që sigurimi i detyrueshëm të nisë fillimisht nga bizneset, të cilat përbëjnë bazën e ekonomisë dhe kanë kapacitet financiar për t’u përfshirë të parat në një skemë të tillë. “Në Europë nuk ka një vend që e ka bërë të detyrueshëm sigurimin për të gjitha fatkeqësitë natyrore në nivel individësh. Franca e ka si shtesë mbi policën bazë të sigurimit, ndërsa Italia po përpiqet ta zbatojë për bizneset. Edhe Shqipëria duhet të ndjekë këtë shembull për të krijuar një model të qëndrueshëm financiar,” tha Hysa, duke theksuar se zbatimi pa faza do ta kthejë projektin në një barrë për qytetarët.

Në përfundim, ekspertët bien dakord se Shqipëria ka nevojë për një sistem të integruar sigurimi nga fatkeqësitë natyrore, i cili të mbështetet mbi dokumentacion të rregullt, ligj të plotë dhe zbatim të ndarë në faza. Vetëm kështu sigurimi nuk do të jetë një “faturë shtesë” për qytetarët, por një garanci reale për jetën dhe pronën në një vend ku rreziku natyror është i pranishëm çdo ditë. https://www.youtube.com/watch?v=PorshxOsDco

Sigurimi nga tërmeti, zgjidhje apo faturë? Sulçe: Si do të sigurohen pallatet të cilat nuk kanë certifikatë?

Artur Sulçe, Ekspert i sigurimeve dhe vlerësimit të dëmeve i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se ka një problem shumë të madh me sigurimin e pallateve që nuk kanë certifikatë.

Sulçe: Ne kemi edhe një problem tjetër shumë të madh.

Sa pallate kemi ne, ndërtesa që ato nuk kanë certifikatë se ka falimentuar firma.

Edhe si do vejë ta sigurojë ai.

Ai nuk ka certifikatë.

Ke me Aluizmin pafund në të gjithë Shqipërinë.

Si do zgjidhet?

Ka lidhje por nuk është akoma ajo lidhje juridike që është e saktë.https://www.youtube.com/watch?v=PorshxOsDco

Sigurimi nga fatkeqësitë natyrore/ Hysa: Në Shqipëri duhet të nisë nga bizneset

Erald Hysa, Ekspert Sigurimesh në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se në Shqipëri sigurimi nga fatkeqësitë natyrore duhet të nisë nga bizneset.

Hysa: Deklaratat e kryeministrit janë shumë të bukura.

Do ishte shumë mirë të realizohen.

Por e shoh të vështrië dhe do jemi shteti i parë që do i kemi në këto terma.

Në dijeninë time nuk ka një shtet në Europë ose në Perëndim që të ketë një sigurim të detyrueshëm për katastrofat, për tërmetin, për zjarrin kaq shumë gjithëpërfshirës.

Të paktën në dijeninë time.

Nga hulumtimet që kam bërë, del që Franca ka një sigurim për katastrofat natyrore, por atë e ka si plotësim të pjesës përtej policës së sigurimit, pra përtej shumës së sigurimit që ka si mbulim.

Dhe Italia po mundohet shumë por Italia po kërkon ta vendosi për biznese.

Pra hapi kryesor që unë mendoj edhe në Shqipëri duhet të niset, duhet të jetë nga bizneset.

Ato që janë forca tërheqëse e vendit.https://www.youtube.com/watch?v=PorshxOsDco

Sigurimi nga tërmeti/ Xhillari: Projektligji prek vetëm një nga elementët e katastrofave natyrore

Venera Xhillari, Zv. Drejtore e Përgjithshme, Atlantik e ftuar në emisionin “Alert’’ në Ora Neës u shpreh se projekligji për sigurimet e detyruara prek vetëm një nga elementët e katastrofave natyrore.

Xhillari: Projektligji prek vetëm një nga elementët e katastrofave natyrore. Por që nuk zgjidh aktualisht problemin që ne kemi si vend.

Shqipëria është ndër vendet më të riskuara. Katastrofat natyrore nuk përfshijnë vetëm tërmetin por është rrëshqitja, është rritja e temperaturave, ngrohja globale, janë zjarret masive, përmbytja.

Pra ka një nocion shumë gjithëpërfshirës të katastrofave natyrore.Aktualisht ku Shqipëria është ndër vendet më të riskuara si për katastrofat natyrore ashtu edhe pjesë e ngrohjes globale atëherë përgatite një projektligj që të cek vetëm tërmetet.youtube.com/watch?v=PorshxOsDco&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE