Në emisionin Alert në Ora News, të moderuar nga Granit Sokolaj, ekspertët diskutuan mbi një nga shqetësimet kryesore në sigurinë rrugore: burimi i aksidenteve dhe rregullat për mjetet me fuqi të ulët, përfshirë monopatinat elektrike.
Një ndër çështjet kryesore të diskutuara ishte se sa duhet të jetë fuqia motorike e një mjeti për t’u lejuar të qarkullojë në rrugë dhe me çfarë shpejtësie duhet të lëvizë. Gjithashtu, u trajtua dilema e prindërve që lejojnë fëmijët të përdorin monopatina, ndërkohë që këto mjete kërkojnë rregulla të caktuara për përdorimin e tyre.
Eksperti Ali Yzeiri, Specialist në Drejtorinë e Policisë Rrugore, theksoi se monopatinat elektrike kanë një mekanizëm sigurie që i stakohen në një shpejtësi të caktuar. Megjithatë, ai vuri në dukje se më e rëndësishme se shpejtësia është ana edukative e përdorimit të tyre, pasi shpesh shkelja e rregullave të qarkullimit i bën përdoruesit burim aksidenti. Edhe nëse një monopatinë përplaset me një mjet tjetër, përgjegjësia në të shumtën e rasteve bie mbi përdoruesin e saj, për shkak të mënyrës se si e ka përdorur atë në rrugë.
Diskutimi u ndal edhe te nevoja për më shumë ndërgjegjësim dhe rregullim të qartë ligjor për përdorimin e mjeteve alternative të transportit, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të rritet siguria në rrugë.https://fb.watch/xwS_chqoWc/?